Sfidë mbijetese në “Niko Dovana”, Vllaznia do pikë ndaj Teutës

Vllaznia 9 herë kampione e Shqipërisë dhe 6 herë fituese e Kupës, Teuta një herë kampione dhe 3 trofe në Kupën e Shqipërisë.

Nëse do t’i shikonte dikush që nuk do kishte informacion rreth këtij edicioni të Superiores, do mendonte që këto dy skuadra do të ishin “dhëmb për dhëmb” në luftën për titull.

Për fat të keq çmimi që kërkojnë të përfitojnë në fund të sezonit nuk është madhështia dhe trofeu i kampionit, por mbijetesa.

“Djemtë e Detit” dhe kuqeblutë do të përplasin brirët në orën 19:00 në “Niko Dovana” në sfidën përmbyllëse të javës së 29-të të Superiores, për të përfituar edhe nga humbja e Kamzës me Skënderbeun.

Edicioni aktual ka rezultuar me mjaft luhatje për të dyja skuadrat, megjithatë në javët e fundit forca e karakterit dhe dëshira për të mos u mbajtur mend për dështimet kanë mbizotëruar si te shkodranët ashtu edhe tek durrsakët.

Në 6 takimet e fundit kuqeblutë kanë dorëzuar armët vetëm në një rast, më konkretisht në Kukës, ndërsa kanë ardhur 3 fitore dhe 2 barazime,

ndërkohë “Djemtë e Detit” gjatë të njëjtës periudhë kanë pësuar të njëjtën kuotë humbjesh dhe në po të njëjtin stadium në “Zeqir Ymeri”, teksa kanë regjistruar 2 fitore dhe 3 barazime.

Nëse kryhet një llogari e thjeshtë matematikore, Vllaznia ka grumbulluar në këto 6 javë 1/3 e pikëve të të gjithë sezonit dhe po ashtu edhe Teuta ka koleksionuar të njëjtën shifër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...