Lamberto Boranga njeri që vërteton se mosha është thjeshtë një numër. Edhe pse në moshën 75-vjeçare ai ka vendosur që të rikthehet në fushën e blertë.

Një ish-futbollist profesionist që ka zgjedhur të jetë aktiv me ekipin e kategorisë së tretë në Itali, Marottese.

“Nuk kërkoj ndonjë sfidë të rrallë, por më pëlqen jeta e shëndoshë dhe gara sportive. Ajo e deklaruar është vetëm një moshë biologjike.”

Formë fizike e shkëlqyer dhe motivim në qiellin e shtatë e bënë të fitojë një kontratë në mes të sezonit me Marottese,

ekipi në vendin e dytë në klasifikim me synimin për t’u ngjitur në kategorinë e dytë.

Në pritje për të vërtetuar nëse do të jetë një rekord botëror, doktori i specializuar në mjekësinë sportive dhe kadiologji ka nisur të ndjek një program të caktuar për të gjetur formën ideale.

Si futbollist ai e kishte kulmin e karrierës kur mbrojti për 6 ndeshje portën e Fiorentina në Serie A, në vitin 1967,

ndërsa në kategoritë inferiore ka luajtur me Perugia, Reggiana, Varese, Cesena, Brescia dhe Parma.