Exclusive/ Kumari, marrëzia vazhdon…

Pikat e basteve dhe bixhozi janë kthyer në një rrezik të madh për shoqërinë. Ato i gjen në çdo lagje dhe pranë çdo shkolle. Tirana konsiderohet kryeqendra e bixhozit, pasi këtu janë përqendruar 40% e lojrave të fatit. Gazetarja Beti Njuma sjell sonte në mbrëmje, në “Exclusive”, dokumentarin “Kumari, marrëzia vazhdon…”.

Sot i quajmë lojra fati, një përkufizim i ri për të treguar një ves të vjetër, atë të kumarit. Por, dukuria e bixhozit është kaq e përhapur dhe kaq masive në përditshmërinë tonë. Po kaq shqetësuese janë edhe pikat e basteve në çdo lagje dhe shumë pranë shkollave.

“Është fatkeqësi të shohësh që në Tiranë, në çdo lagje ka nga një lloto sport, ku të rinjtë shkojnë dhe lënë paratë çdo ditë.

Kazinotë janë nëpër zona të caktuara. Ata që duan të luajnë, përgatiten për të shkuar atje dhe nuk mund ta bëjnë si rutinë të përditshme të jetës së tyre”, deklaron sociologu Endrit Mërtiri.

Ndërsa profesor doktor Artan Fuga shprehet: “Një komb, një energji masive që dobësohet intelektualisht, të bën dembel psikologjikisht dhe humbet të tëra aftësitë dhe këtu fillon një dramë e madhe”.

Sonte, në 20:05 në “Exclusive”: Kumari, marrëzia vazhdon…

Top Channel

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...