Kjo është një histori e rrallë, por tërësisht e vertete. Një shqiptar arriti të bëhej milioner krejt papritur. Ai është kujdesur për një të moshuar britanik tek i cili jetonte me qira, por edhe punonte në fermë. Historia është publikuar në

“Daily Mail” dhe nis me gruan e moshuar që mezi arriti të fitojë me gjyq një vilë nga pasuria e bashkëshortit, pasi ky i fundit ia kishte lënë të gjitha çiftit që u kujdes për të në ditët e fundit të jetës.

Wynford Hodge jetoi me Joan Thompson për 42 vjet derisa vdiq vitin e kaluar. Ai kishte një pasuri me vlerë 1.5 milionë USD të cilën e kishte lënë me testament në emrin e Agon Berishës dhe bashkëshortes së Agonit (shtetase britanike).

Z. Hodge, i cili kishte në pronësi një fermë në Caravan Park dhe plot toka, kur vdiq nuk la asgjë në emër të gruas së tij znj Thompson.

Një vit pas vdekjes së tij, me një vendim të jashtëzakonisht, gjykatësi ka vendosur të kalojë në emër të gruas së moshuar, një vilë dhe 225 mijë USD.

Z. Hodge, i cili vuante nga kanceri i prostatës vdiq në moshën 94 vjecare. Ai kishte bërë afro 10 testamente gjatë jetës, por i fundit dhe vendimtari ishte për qeraxhinjtë e tij, Karla Evans dhe Agon Berisha,

që janë prindër të dy fëmijëve të mitur. Ky çift mund të konsiderohet me plot gojën: Fatlumë! /Opinion.al