Dashnor Zoga tregon në emisionin “Stop” se bleu një vit më parë një makinë “Mercedes Benz” nga Eridion Gjata. Por ditën që doli me makinën e re, u kap nga policia në gjendje të dehur dhe bëri 4 muaj burg.

Pasi shleu dënimin, shkoi në polici për të marrë makinën, por aty mësoi se e kishte tërhequr Gjata, duke përdorur lejen e qarkullimit që nuk kishte kaluar ende në emrin e Dashnor Zogës.

“E ka marrë Eridion Gjata, zotëria që unë ia kam blerë makinën. Kam bërë tërheqjen në krye të 10 ditëve që unë vuaja dënimin në burg. Unë kërkoj automjetin atje ku më është sekuestruar te policia. Pas mjetit që është me procesverbal, më takon të bëj tërheqjen e tij nga policia. 1 milionë lekë e kam blerë”.

Dashnori gjithashtu tregoi se tanimë i duhet të lëvizë me gomar, duke u shprehur: “Të paktën kam gomarin!”

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Komisariatit të Policisë Fier, për të komunikuar me oficerin e policisë gjyqësore, Fatun Hoxha, i cili ka mbajtur procesverbalin e sendeve të sekuestruara të Dashnor Zogës.