Ministri Ditmir Bushati ka reaguar pas sulmit të Flamur Nokës dhe fyerjeve nga deputetët e opozitës.

Pasi u qëllua me miell dhe vezë, ai i është kundërpërgjigjur ligjvënësit Flamur Noka duke e lagur me ujë.

Edhe pse gjendja ishte mjaft e tensionuar, duket se veprimi i Bushatit është ‘kritikuar’ nga kryeministri Rama dhe Gjiknuri, të cilët i thonë diçka nën dhëmbë ministrit.

Dita e sotme është shoqëruar me një sërë incidentesh ku kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka marrë vendimin për përjashtimin e deputetëve Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Ervin Salianji nga Kuvendi.

Pjesë e dhunës ndaj kabinetit qeveritar janë bërë edhe deputetet e LSI-së të cilët hodhën sende të forta drejt tyre. (TemA)