Një debat i madh ka shpërthyer në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje me pullë të kuqe. Tashmë s’ka asnjë dyshim: Në pamje është mësuesi i matematikës Fatmir Dervina i shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë. Ai ka pranuar autorësinë e videos në polici, por ka mohuar se ka tentuar të ngacmojë seksualisht nxënësit. Duhet theksuar se

shqetësimin i pari e ngriti Sali Berisha i cili postoi në facebook denoncimet e qytetarëve për këtë mësues, i cili (sipas tyre) e kishte dërguar videon perverse tek disa nxënës të shkollës. Por ndaj akuzave të Berishës ka reaguar një person në facebook që pretendon se është

bashkëshortja e mësuesit dhe sqaron se gjithçka ka qenë gabim njerëzor, për të cilin ai ka dhënë dorëheqjen nga puna. “Bashkëshorti ka dashur të ma dërgojë mua videon në messenger dhe padashje e ka postuar në facebook”, shkruan ajo në një koment në faqen e Berishës në facebook. Ndërsa i sqaron me tej se ata si familje janë demokratë dhe jo socialistë.

Më poshtë postimi i Berishës dhe replika e gruas se mësuesit:

Te dhena te reja per siçilistin monster te Edvinit qe “edukon” nxenesit e shkolles!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Dr. Berisha. Per personin e videos ne Fushe Kruje do doja te shtoja qe eshte anetar i flakte me teser partie i Partise Socialiste dhe lobues i zellshem i i PS dhe Edi Rames ne rrethin e Krujes. Pervec ksaj do doja te shtoja qe eshte dhe mik dhe informator i ngushte i

gazetarit genjeshtar dhe intrigant Artan Hoxha. Imagjinoni ne cfare dore pervesesh dhe te degjeneruarish dergojme femijet tane kur i dergojme ne shkolle dhe aq me keq kto lloje perversesh kan kte shtet te degjeneruar dhe na drejtojne. Nderime dhe respektet me te perzemerta per ju Dr. Berisha. Ju lutem ne anonim te plote. Flm”

***
Dervina Ergi: I nderuar zoti berisha, sa per dijeni: Jam bashkeshortja e profesorit nga fushe kruja. Dua tju bej me dije se videoja ishte nje loje midis nesh ku gabimisht e ka postuar pa vetedije ne facebook duke menduar se ma ka derguar mua ne messenger, shpreh

keqardhjen qe ndodhi keshtu, te njejten vuajtje ka dhe im shoq i cili nuk ka vajtur sot ne shkolle dhe ka pranuar te jape doreheqjen ndersa ne lidhje me shprehjet qe me akuzoni se jam socialist nuk eshte aspak e vertete per shkak se sot une po vuaj pasojat pasi ne

periudhen tuaj bashkeshorti im ka qene drejtues shkolle dhe dua tju bej me dije qe jo vetem familja ime por i gjithe farefisi i bashkeshortit dhe une si shkodrane e flakte qe jam madje edhe pothuajse gjithe qyteti i shkodres kemi qene dhe jemi pas teje dhe une perfaqesoj te gjithe shkodren demokrate. Pranoj qe ishte nje gabim padashje duke qene se im shoq nuk

eshte aq specialist ne pordorimin e rrjeteve sociale dhe pranoj se ka gabuar. Nuk ju kemi braktisur ne kohet me te veshtira, kemi qene dhe do jemi gjithmone me ju. Ju lutem gjykoni si nje prind dhe jo si nje politikan. Faleminderit per mirekuptimin.