Kur udhëtimi Kukës-Tiranë zgjaste një orë me avion

jë fletë e shkëputur nga një kalendar i vjetër enciklopedik të befason me kujtesën që sjell. Shkrimtari dhe studiuesi i njohur Petrit Palushi ka zbuluar në një fragment të këtij kalendari enciklopedik se Kukësi ka pasur aeroport dhe prej këtij aeroporti ka udhëtuar me avion edhe piktori shqiptar me famë botërore Ibrahim Kodra që punoi e jetoi në Itali.

Petrit Palushi ka fotografuar një faqe të enciklopoedisë dhe e ka postuar në rrejtin social Facebook me komentin përkatës:

“Nga fleta e Kalendarit Enciklopedik, viti 1941. Linjat ajrore, udhëtimet; të mos harrojmë: Viti 1941. Asokohe, Aeroporti në Kukës quhej “Fusha e ballonave” dhe i ndërtuar shumë vjet ma para…“shkruan Palushi. Ndërsa kujton edhe kohën kur Ibrahim Kodra ka qenë në Shqipëri dhe ka udhëtuar me avion nga aeroporti i Kukësit.

Pjesë nga enciklopedia që dëshmojnë udhëtimin në vijë ajrore drejt Kukësit

“Në vitin 1939 udhëtoi me avion piktori Ibrahim Kodra për në Kukës dhe kthimin e bani po me avion. Ka qëndruar 2 javë në Kukës, Nangë, Bicaj.

Sipas tij, në intervistën dhënë Vath Koreshit ne vitin 1993, ka deklaruar se “Më ka marrë malli edhe për Kukësin… më ka çuar atje për ushtrime traineri Anxhelo Antiko, merresha me hedhjen e diskut në atë kohë dhe isha kampion”, shkruan Palushi.

shqiptarja.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...