Armando Pezaku mbahet në burg prej 1 muaj e gjysëm si i dyshuar për ngarkesën e madhe të kokainës që u kap në Maminas të Durrësit. Armando Pezaku punonte si shofer kamioni. Ai dhe menaxheri i Arbri Garden Donald Lushaj janë të vetmit të arrestuar për plot 613 kg

kokainë që vinte nga Kolumbia por nuk dihet se kush ishte porositësi i mallit. Ndërsa hetimet duket se kanë ngecur, familjarët e të riut apelojnë për drejtësi dhe hedhin akuza të forta ndaj qeverise dhe prokurorisë.

Nëna e të riut dhe të afërm të tij, thonë se 25-vjeçari Armando Pezaku nuk ka lidhje me drogën. “Djali ska lidhje me drogën. Ai ishte vetëm punëtor atje, shofer. S’njeh njeri”, tha

nëna e tij. Xhaxhai i Armandit i revoltuar thotë se qeveria mbulon pisllëqet e saj, duke mbajtur në burg njerëz të pafajshëm.

“Nuk jemi thirrur në prokurori. Edhe avokatin nuk e kemi takuar që ditën kur djali doli në Gjykatën e Apelit. Avokati tha se “s’kemi asgjë zyrtare”. Atë statusin në facebook për partizanët e ka shkruar që para 6 vitesh dhe punonte si shofer kamioni. Kishim dy kamionë dhe një ekskavator, mbanim grurë, misër, e miell, e gjithçka. Por policia aty e ka ‘Facebook’-

un e tij, le ta verifikojë. Djali aty ka shkruar se ka bërë Universitetin “Aleksandër Moisiu”, por ai s’ka bërë as të mesmen. Prokuroria dhe qeveria do që ta mbajë të arrestuar për llogari të vet, për të mbuluar pisllëqet e veta. Çuni ka qenë në punë. Ka shkruar në ambasadën amerikane, është kthyer pas se kishte një rrugë për të bërë. Mori kontejnerin dhe e çoi në

Maminas. Pse ky e ngarkoi kontejnerin?!”, tha xhaxhai i tij për News 24.

Familjarët e Armando Pezakut, pagesa e të cilit në muaj nuk e kalonte shumën e 30 mije lekeve të reja, apelojnë për drejtësi.