Më 8 shtator 1943 Italia fashiste kapitulloi, por ky lajm i gëzueshëm për italianët u prit me një dilemë tragjike nga 100.000 ushtarët italianë të mbetur në Shqipëri, t’iu dorëzoheshin komunistëve shqiptarë (reputacioni i të cilëve në lidhje me trajtimin e robërve italinë ishte mjaft tronditës për këta ushtarë në dilemë) apo t’iu dorëzoheshin ushtrisë gjermane ku kjo e fundit kishte marrë një urdhër sekret nga Adolf Hitleri për të ekzekutuar çdo tradhëtar të luftës.

Ata pak italianë që ishin me fat gjetën strehim në banesat e thjeshta të shqiptarëve. Mikëpritja dhe besa e të cilëve ishte e padiskutushme. Shqiptarët treguan një mëshirë të painfluencuar nga plagët e së kaluarës që fashistët iu kishin shkaktuar atyre.

Një nga historitë më të jashtëzakonshme të kësaj periudhe të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri që mund të na bëjë më krenarë se kurrë ne shqiptarëve u zhvillua në Koplik ku gjermanët pushkatuan një banor të zonës që refuzoi të dorëzonte ushtarin italian që strehonte në shtëpi.

Kjo histori u vërtetua nga historiani dhe etnologu i ndjerë shkodran Gëzim Uruçi, i cili u bë i njohur me këtë histori gjatë vizitës në Itali në vitin 1994.

Atje ai u takua me një plak italian i cili e kishte dëgjuar rastësisht Gëzim Uruçin të fliste shqip.

Plaku i thotë se edhe ia ishte shqiptar pasi jetën ai kishte shpëtuar besa e një familjeje shqiptare. Plaku filloi t’i tregonte fillin e historisë Gëzim Uruçit; Fillimisht gjermanët erdhën në oborrin e shtëpisë ku strehoj plaku në atë kohë ushtar italian, ushtarët nazistë kishin ardhur me një triçikël të shoqëruar nga një përkthyes.

Ata i kërkuan menjëherë familjes që të dorëzonin ushtarin italian. Pas përpjekjesh të shumta për të bindur gjermanët për mospraninë e një ushtari italian në banesën e tyre familja dorëzohet, por nuk do të ishte jeta e italianit që do të merrej por ajo e dikuj tjetër.

Djali i familjes i thotë babait se duhej të ruhej besa që i ishte dhënë italianit. I biri pohoi përpara gjermanëve se ai ishte italiani, dhe menjëherë gjermanët e pushkatuan.

Pas disa muajve Kryqi i Kuq anglez që po mbildhte të gjithë robërit italianë dhe gjermanë në Durrës me qëllim që t’i dërgonin për në Trieste, ushtari italian takon atje rastësisht oficerin gjerman që kishte urdhëruar pushkatimin e djaloshit shqiptar.