E qëlluan nga një makinë, detaji që mund të fundosë autorët

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e sotme kryeqytetin, ku 28-vjeçari Mario Majollari u qëllua me pistoletë duke gjetur vdekjen në vend.

Kanë qenë disa persona të paidentifikuar, që kanë përfituar nga fakti që rrugica ishte e pandriçuar dhe nga makina e tyre kanë qëlluar mbi 28-vjeçarin.

Sipas BalkanWeb, Majollari ka qenë duke ecur më këmbë, kur dy personat janë afruar dhe kanë qëlluar nga një makinë, pa zbritur nga ajo.

Mirëpo, fakti që menjëherë pas atentatit janë larguar drejt Tufinës, ka bërë që Policia të ngrejë disa postblloqe për kapjen e autorëve.

Deri tani janë disa persona të shoqëruar, por nuk dihet nëse ndërmjet tyre ka të dyshuar.

Mario Majollari dyshohet se u vra për hakmarrje, pasi babai i tij është dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy personave në vitin 2000.

Madje për këtë qëllim para 3 vjetësh 28-vjeçari kishte kërkuar azil në Suedi pasi ndihej i rrezikuar, por iu refuzua dhe u kthye në Tiranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...