Ambasadori Lu: Shpifje! S’kam kërkuar arrestimin e Metës, por Adriatik Llalla rrezikon burgun

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar sot pas shkrimeve të dalë në media, sipas të cilave, ish-prokurori Adratik Llalla kishte raportuar në Kongresin Amerikan se Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Shkresa në fjalë daton në Maj të vitit 2017 dhe është e publikuar në faqen e internetit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për

Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në Maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Në një reagim për televizionin News 24, ambasadori Lu ka thënë se “letra e Lallës është shpifje dhe njëheresh fyerje për z.Meta”.

Sipas tij, gjithçka është gënjeshtër dhe se ai nuk ka kërkuar asnjëhere arrestimin e Ilir Metës. Po kështu ai ka maksimalizuar akuzat ndaj

Lallës duke thënë se është nën hetim dhe se rrezikon të shkojë në burg për korrupsion dhe pastrim parash.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...