Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor i ka vënë kyçin disa ambienteve spitalore në qarkun e Elbasanit. Shkak për këtë vendim drastik është bërë një inspektim nga ku rezultuar se disa ambiente në pavionin e Infektivit dhe të Pediatrisë janë jofunksionale.

Ky inspektoriat teksa vëzhgoi afër situatën vendosi të mbyllë provizorisht një pjesë të ambienteve në spitalin e Librazhdit, Peqinit, pediatrinë e qytetit të Elbasanit si edhe disa ambjente në pavionin e infektivit.

Në lidhje me mbylljen e ambienteve pranë spitalit rajonal në Elbasan, drejtoresha e këtij institucioni Desantila Tahiraj tha jashtë kameras se nuk është në dijeni të masës së ndërmarrë,

pavarësisht se Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor thotë se ka kohë që ia ka çuar vendimin.