Gjimnazi “28 Nentori” emblema e nje qyteti (foto)

Gjimnazi publik në Shkodër u hap me një vendim të Këshillit të Ministrave më 11 gusht 1922 ndonëse pa ndonjë ceremoni zyrtare. 37 nxënësit e parë bashkë me katër mësuesit e një nëndrejtor

filluan mësimet në shkollën e parë laike të qytetit me pak banka të vjetra, dy tryeza dhe dy dërrasa të zeza në klasa, një tryezë në këshillin pedagogjik e një në drejtori ishin fare pak për këtë ngjarje të arsimit në Shkodër dhe më gjërë. Shtypi i kohës shkruante për hapjen e gjimnazit:

“Gjimnazi është problem jetik për shtetin dhe shkodranët duhet të krenohen me të. Gjimnazi i shtetit është me të vërtetë insituti i mesëm që kemi për faqe të bardhë në jetën e re të teknikës arsimore”.

Drejtori i parë i gjimnazit ishte Dr. Xhevat Korça një figurë e njohur e arsimit në atë periudhë.

Në këtë vit shkollor u hapën dy klasë një me 32 nxënës dhe dy me 5 nxënës. Gjimnazi kishte tre degë: reale, klasike dhe normale. Në vitin shkollor 1927 – 1928

në degën normale u zhvilluan për herë të parë provimet e maturës dhe në vitin shkollor 1928 – 1929 në degën reale dhe klasike u zhvilluan provimet e matures ku u diplomuan pesë kandidatë, në procesverbalin e

mbylljes së vitit shkollor, ndërmjet të tjerave thuhej: “Për herë të parë bëhet në Shqipni, në gjuhën shqipe provimi i maturës.

Të jetë fatlum dhe me fillim të mbarë ky hap me cilin fillon indipendenca dhe në fushën arsimore të kombit shqiptar”.

Në vitin 1933 u hap dega femërore e gjimnazit me nëndrejtore zj. Matilde Qarkaxhija, në vitin 1936 kjo degë u shkëput nga gjimnazi dhe doli si shkollë më vete por kjo iu ribashkua gjimnazit të shtetit më 1946.

Gjimnazi “28 Nëntori” ka këtë qëllim shndërrimin e shkollës në vendin ku realizohet partneriteti shkollë, familje, dhe komunitet me

fokus zhvillimin akademik, social, fizik dhe emocional të fëmijëve duke shfrytëzuar të gjitha burimet që ofron familja dhe komuniteti.

Shkolla jonë ka si synim të saj zhvillimin cilësorë të shkollës dhe aftësimin e të rinjve si qytetarë të gatshëm për të kontribuar në komunitetin ku jetojnë.

Duke u fokusuar në mbështetjen e zhvillimit të të rinjve, në përmirësimin e arritjeve të tyre, mbështetjen e familjeve dhe zhvillimin e komunitetit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...