Vllaznia për “Guinnes”. 101 fitore rradhazi në futbollin e femrave

Nëse ka ekip i cili po bën një ecuri të jashtëzakonshme në sportin shqiptar, padyshim që është ai i Vllaznisë në futboll për femra.

Kjo skuadër jo vetëm nuk ka lënë trofe pa fituar në këto pesë vitet e fundit, por po thyen rekord pas rekordi.

Mjafton të themi se me fitoren e fundit ndaj Tirana AS për kampionat, vajzat shkodrane kanë arritur fitoren e 101-të të tyre rradhazi!

Po, është mëse e vërtetë. Në pesë sezone ky ekip ka fituar 4 tituj kampion dhe 5 Kupa të Shqipërisë.

Padyshim që po shkon drejt titullit të rradhazi sepse ka diferencë me ndjekësit e saj. Statistikat e këtij ekipi janë të “frikshme”.

Në 5 sezone, kupë dhe kampionat, ai ka vetëm një barazim. Atë të arritur në kryeqytet ndaj Tirana AS më 5 tetor 2013 kur arrihej barazimi 1-1.

Që atëherë, futbollistet kuqeblu kanë arritur plot 101 fitore rradhazi.

Shifra vërtetë të lakmueshme dhe që besojmë se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen sepse mënyra si e ka ndërtuar këtë ekip presidenti Lazer Matija është vërtetë mbresëlënëse.

STATISTIKA
Në kampionat 85 fitore rradhazi- golaverazhi 612-21

Në kupë 16 fitore rradhazi- golaverazhi 94-2

Totali: 101 fitore rradhazi- golaverazhi 706-25

KAMPIONATE
2013-2014 14 fitore, golaverazhi 78-7

2014-2015 22 fitore, golaverazhi 169-10

2015-2016 18 fitore, golaverazhi 134-2

2016-2017 18 fitore, golaverazhi 153-1

2017-2018 13 fitore, golaverazhi 78-1

KUPA
2013-2014 3 fitore, golaverazhi 20-1

2014-2015 4 fitore, golaverazhi 29-1

2015-2016 3 fitore, golaverazhi 15-0

2016-2017 3 fitore, golaverazhi 21-0

2017-2018 3 fitore, golaverazhi 14-2

Gjergj KOLA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...