I mori 65 mijë euro dhe u zhduk, administratori sot rishfaqet drejtor i Patentave

Bezhan Rexhaj tregon se në vitin 2010 ka blerë një dyqan me vlerë 65 mijë euro nga Kreshnik Tepelena.

Në kontratë thuhej se dyqani do të ishte gati për 6 muaj, por muajt u bënë vite dhe Kreshniku u zhduk, për t’u rishfaqur sot si drejtor i Drejtorisë së Patentave në Vlorë.

“Iu drejtova emisionit “Stop” për arsye se kam marrë një dyqan në lagjen “24 Maj” nga firma me administrator Kreshnik Tepelenën.

Në momentin që bëmë akt – marrëveshjen, e bëmë se do të ma kthente dyqanin për 6 muaj. I pagova në dorë 55 mijë euro dhe 10 mijë euro ia kam dhënë me mandat arkëtimi.

Në momentin që i dhashë paratë e fundit, më tha që brenda pak ditëve do ta mbaronte. Nga ky moment Kreshniku mu zhduk.

Pas vitit 2015 e hodha në gjyq dhe i kam marrë një shumë parash prej 20 milionë e 300 mijë lekësh si fitime të humbura”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...