Një grua nga Mirdita është dërguar pa shenja jete në spital gjatë ditës së djeshme.

Mësohet se viktima A.P., 51 vjeçe, banuese në fshatin Bulshizë është gjetur e

pa jetë nga familjarët e saj në banesë të cilët e kanë dërguar më pas me urgjencë në spital.

Fatkeqësisht për 51 vjeçaren ka qenë shumë vonë mbërritja në spital

pasi ajo kishte ndërruar jetë kohë më përpara.

Nga veprimet e kryera nga bluzat e bardha rezultoi se vdekja ka

ardhur nga shkaqe natyrale, ku dyshohet për ndonjë arrest kardiak.

Lidhur me ngjarjen materialet u referuan në Prokurorinë pranë

Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.