Misteri i zhdukjes se shqiptarit, dhe dilemat e zbulimit ne Malin e Zi

Santo Ymeraj ka qenë duke lundruar në det me një jet-ski, ose motor uji sikurse njihet ndryshe,

rreth orës 22.00 të ditës se enjte dhe pas një telefonate me familjarët e tij pas orës të të natës të së enjtes, duke u gdhirë e premte për të nuk dihet më gjë.

Sipas familjarëve, ai u tha se kishte shumë det dhe nuk shihte asgjë. Më pas celulari i tij u fik.

Por Report Tv mëson se Santo Ymeraj ishte zhdukur edhe përpara 4 mujash dhe pasi një gjë e tillë ishte raportuar nga familjarët e tij, ai u gjet në Mal të Zi.

Por familjarët e tij nuk ia kanë raportuar policisë rastin e parë kur ai u gjet dhe ndaj ajo po e heton edhe këtë ngjarje.

Mësohet se edhe herën e parë Ymeraj ishte larguar me të njëjtin mjet detar.

Ymeraj ka jetuar në Itali por pasi ishte dëbuar nga ky shtet, ai kishte tentuar që të hynte atje ilegalisht, duke përdorur një jet-ski.

Në këtë rast ai kishte përfunduar pikërisht në Mal të Zi, duke e merakosur familjen e tij.

Nuk dihet nëse edhe kësaj here ai është përpjekur të bëjë të njëjtën gjë dhe a ja ka arritur qëllimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...