Kalendari i javës së 28, ja kur luhet Vllaznia- Lushnja

Java e 28 e Kategorisë Superiore fillon fazën e fundit të kampionatit, e cila do të përcaktojë ecuritë e ekipeve të ndryshme dhe luftën për Europë e mbijetesë.

Do të ketë supersfida mes ekipesh rivale me njëra-tjetrën, por edhe duele të cilat do të konfirmojnë se për çfarë lufton secili ekip.

Sipas kalendari të FSHF, ndeshjet fillojnë të shtunën me dy duelet e orës 14:00 të cilat në fakt kanë në epiqendër më shumë luftën për mbijetesë.

Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Lushnjën, ndërsa rivalja e saj për mbijetesën, Teuta, luan në transfertën e vështirë në Gjirokastër, përballë Luftëtarit që ka ambicie europiane.

Të dielën luhen tre ndeshje të tjera, në të cilat zbresin në fushë ekipet të cilat në këtë mesjavë do të jenë të impenjuara edhe në Kupën e Shqipërisë.

Dy duele luhen në orën 14:00, ata Laçi-Partizani dhe Kamza-Kukësi. Ndërsa java e 28 mbyllet me superduelin që luhet në Vlorë, mes Flamurtarit dhe Skënderbeut.

Kalendari

Të shtunën

Vllaznia-Lushnja 14:00

Luftëtari-Teuta 14:00

Të dielën

Laçi-Partizani 14:00

Kamza- Kukësi 14:00

Flamurtari-Skënderbeu 17:00

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...