Mbaroi festa, dy favore dhe një siklet te Vllaznia

Thonë që kur të vijnë të mirat hapi derën! Vllaznia, edhe pse me shumë probleme, arriti të marrë tre pikë ndaj Skënderbeut në shtëpi, duke ruajtur diferencën prej një pike me

Teutën e vendit të parafundit.

Durrsakët triumfuan në shtëpinë e tyre vetëm në fund kundër skuadrës së

Laçit, ndërkohë që shkodranët tashmë janë më të qetë.

Sigurisht nuk mund të flihet mbi dafina, por java e ardhshme iu jep mundësinë atyre që sërish ta rritin diferencën me Teutën.

Vllaznia do të presë në shtëpi Lushnjën e vendit të fundit dhe i vetmi rezultat i pranueshëm është fitorja dhe kuqeblutë as që do ta diskutojnë diçka të tillë.

Fitorja është jetike dhe ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka është përgatitur për ta realizuar objektivin e radhës.

Nga ana tjetër, Teuta përballet me Luftëtarin në transfertë, çka do të thotë që ka shumë shanse që ata të ngecin, ashtu sikurse edhe Kamza që ndodhet mbi ta në renditje dhe pret skuadrën e Kukësit në shtëpi.

Veç kalendarit, për Vllazninë edhe grupi i futbollistëve do të jetë më i plotë, pasi janë tre titullarë që kthehen të gatshëm për stafin teknik.

Kështu mbrojtja do të plotësohet, teksa Olsi Gocaj dhe Ergis Mersini e kanë shlyer pezullimin prej kartonëve të verdhë.

Të dy këta futbollistë pritet të jenë titullarë me verdhejeshilët, sikurse ka ndodhur zakonisht edhe në takimet e tjera në kampionat.

“Sikleti” më i madh për trajnerin Gjoka ka të bëjë me lojtarin që do të luajë në sulm, nëse nuk luhet me dy lojtarë në repartin ofensiv.

Xhevahir Sukaj gjithashtu e shleu kartonin e kuq të marrë me Kukësin dhe tanimë është “nën armë”.

Por i gatshëm dhe në një formë të mirë është edhe sulmuesi tjetër Andi Ribaj, autor i dy golave në fitoren 2-1 me Skënderbeun.

Sulmuesi vlonjat sigurisht që kërkon të vijojë të jetë titullar dhe për stafin teknik do të jetë një vendim i vështirë për t’u marrë. /EDS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...