Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!

Nga Luan Rama

Në vend të një analize realiste e gjakftohtë për protestën qytetare në rrugën e kombit dhe aktet e dhunës që e provokuan atë,

Kryeministri i përfshirë prej paranojës e frikës, vazhdon të fyejë e provokojë banorët e Lumës, Hasit, Prizrenit e Malësisë së Gjakovës, duke i etiketuar ata malokë e vandalë!

E për më keq akoma, përpiqet t’i terrorizojë e kërcënojë, madje edhe në një

ditë të shenjtë, duke shkelur mbi nje kod të lashtë sa vetë jeta, sepse në ditë të tilla as hasmi nuk preket!

Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!

Ata janë qytetarë të vendit ku je Kryeministër; janë me njëmijë

halle që qeverisja jote jua ka berë edhe mē të rënda e të padurueshme!

Ndaj duhet t’ju kërkosh falje për etiketimet fyese që ke përdorur ndaj tyre!

Duhet t’ju kërkosh falje për kercënimet dhe për klonin që kërkon të vesh për t’i ndarë kuksianët,

tropojanët, hasjanët e kosovarët nga pjesa tjetër e atdheut!

Në të kundër e gjithë përgjegjësia është vetëm e jotja!

Se ata janë atje ku “flet Gjallica me dy Drinat, Luma gjithmon’

i ka dasht’ trimat”; Se ata janë “bijt’ e Lumës që hiç s’kan’ dert, nga një luftë e bajn’ për vjet”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...