Është detyrë e çdo patrioti të mbrojë vendin nga qeveria e vet

Nga Dritan Shano

Taksimi i shfrenuar fillimisht merr lirinë e çdonjërit prej nesh, pastaj shkatërron pasurinë dhe fuqinë e kombit.

Ky veprim i qeverisë prodhon pashmangshmërisht një produkt që karakterizohet

me kufizim të lirisë, varfërim, evazion dhe protesta të njerëzve, sikundër e pamë dje në Kukës,

në mes të Rrugës së Kombit. Siç thuhet në këto raste,

është detyrë e çdo patrioti të mbrojë vendin nga qeveria e vet.

Që kjo të ndodhë duhet të zgjidhim dy çështje lidhur me shkronjat L dhe K.

Shkronja L – Na duhet ta duam Lirinë më shumë se çdo gjë tjetër, jo ta shohim si diçka që nuk na duhet,

me të cilën nuk dimë ç’të bëjmë dhe që ja japim qeverisë si plaçkën më të lirë që kemi në shtëpi.

Shkronja K – Edhe pse të dyja fjalët fillojnë me “k”, na duhet të kryejmë tranzicionin mendor, kulturor nga “k” e parë tek ajo e dyta. Që ky tranzicion të

kryhet duhet ta duam përjimend njëri-tjetrin.

Vetëm kështu do mund të kalojmë nga “klani” tek “Kombi”.

Kështu dhe korçarët do ndjehen kuksianë dhe anasjelltas…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...