Dodë Gjergji: Këta që dje prenë mikun në besë, të gatshëm ta dorëzojnë edhe Kryeministrin

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i ka goditur zyrtarët e vendit që i kanë dorëzuar në Turqi gjashtë shtetasit turq, duke pohuar se “këta që kanë pre mikun në besë dje, nesër do të jenë të gatshëm ta dorëzojnë edhe Kryeministrin”.

Këtë deklaratë Ipeshkvi i Kosovës e bëri gjatë shënimit të meshës qendrore të pashkëve që është mbajtur sonte në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ai pohoi se është krijuar një ambient i rëndë, ku ka zënë vend dyshimi, mosbesimi,

dëshpërimi dhe konfliktualiteti, që po na e zë frymën dhe sipas tij e gjithë kjo që po ndodh, buron nga mungesa e dashurisë, “e kur njeriu ndjen boshllëkun e brendisë së zemrës së vet, atëherë këtë boshllëk

mundohet ta mbush me kotësitë e kësaj jete, që nuk e mbush, por në të vërtet vetëm sa e zgjeron hapësirën e zbrazësisë së saj”, raporton KP.

“Sa më e zbehtë është dashuria, aq më qartë shpërfaqët vrazhdësia e urrejtjes e na përfshinë nëpërmjet konflikteve të brendshme të klasës politike, nëpërmjet përplasjes me komunitetin ndërkombëtar, ose veprimeve që shkelin të drejtat e njeriut, duke e pre mikun në besë

. E si duket më atë çka kemi dëgjuar sot, ndoshta këta që kanë pre mikun në besë dje, nesër do të jenë të gatshëm ta dorëzojnë edhe kryeministrin”, tha

Dodë Gjergji dhe shtoi se e gjithë kjo është mungesë e dashurisë të besimit të marrë na qytetarët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...