Publikohen pamje nga grabitja në Fier, ku mbeti i vrarë njëri prej personave të përfshirë në ngjarje.
Në pamje duket qartë momenti i shkëmbimit të zjarrit nga grabitësit me policinë.
Siç duket edhe nga pamjet, katër prej grabitësve hynë në banesë, ndërsa dy prej tyre kanë qëndruar jashtë banesës.
Në momentin e mbërritjes së policisë, grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të patrullës.
Efektivët i janë përgjigjur zjarrit, duke vrarë grabitësin 20-vjeçar nga Elbasani, Xh.S., ndërsa mbeti i plagosur grabitësi tjetër
A.M.
Pamjet e Report TV