PËRMBYTJET, VIJOJNË TË JENË NËN UJË 3740 HA TOKË

Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë

Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 3740 Ha.

Njësia Administrative Dajç: 1415 ha

Janë mbi 150 shtëpi te rrethuara nga uji.

Nevojiten: furnizimi me ujë te pijshëm për banorët,1000 pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1200 ha

Janë 160 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojiten:furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, 250 pako ushqimore,130 palë çizme të gjata,

130 thasë miell për banorët e zonave të prekura dhe baza ushqimore për gjënë e gjallë.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 600 ha tokë e përmbytur .Janë 20 shtëpi të rrethuara nga uji.

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 340 Ha tokë.

Në fshatin Ças paraqiten probleme në argjinaturë.

Kërkohet ndërhyrje e specializuar. Janë 15 shtëpi të rrethuara nga uji.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 115 ha.

Në këtë rrugë ndodhen mbi 30 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.

Në këtë moment janë 55 persona të akomoduar në konvikt.

Nevojat për bazë ushqimore , për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë

Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 220 t

2. Bar i thatë 300 t

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...