Deputetja demokrate e Qarkut të Shkodrës, Izmira Ulqinaku, tha në studion e Syri.net se pas përmbytjes që ka ndodhur në disa nga zonat e kësaj bashkie, rreziku është përhapja e epidemive.

Ulqinaku tha se qeveria nuk shpall emergjencat civile në këtë qark për shkak se nuk do të dëmshpërblejë banorët e përmbytur.

Deputetja e PD-së akuzoi Kryeministrin Rama se i ka shpallur luftë veriut të vendit dhe kjo është arsyeja që ai nuk shpall gjendjen e emergjencës në Shkodër dhe i vendoset një taksë rrugës së Kombit.

“Edi Rama përveçse se po tregon urrejtjen që ka ndaj veriorëve, po tregon urrejtje edhe ndaj shqiptarëve të Kosovës. PD ka deklaruar se do të shfuqizojë këtë taksë që ka vendosur

Edi Rama”, tha Ulqinaku, duke shtuar se mbështetja e qytetarëve ndaj opozitës së bashkuar dhe PD në veçanti është maksimale.

Ulqinaku tha se kjo qeveri erdhi me votat e blera dhe kjo thuhet tashmë edhe nga ndërkombëtarët.

“Fakti që kjo qeveri erdhi me vota të blera tregon se ajo nuk qeverisës për shqiptarët e thjeshtë, por për oligarkët që rrethojnë Edi Ramën”, tha deputetja e PD-së.

© SYRI.net