Knight: Kur shqiptarët mund të pushtonin Cetinjën

Luftërat e përgjakshme shqiptaro-malazeze, të përjetësuara nga lahutarët tanë veriorë, janë vetëm njëra anë e medaljes.

Kushtrimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit zgjoi mijëra vullnetarë prej Shkodrës deri në Pejë për mbrojtjen e Gucisë. Aq i madh ishte shpirti luftarak sa besohej se shqiptarët do të mësynin drejt Cetinjës, shkruan Konica.al.

Një dëshmi e tillë vjen nga udhëtari anglez Edward Knight. Gazetar dhe udhëtar pasionant, Knight (1852-1925) kaloi fëmijërinë në kolonitë britanike në Indi.

I shtyrë nga shpirti i tij prej aventurieri, ai bashkë me disa shokë sipërmerr një udhëtim epik në Mal të Zi dhe Shqipëri. Udhëtimi i tyre doli i pabesueshëm, meqë qëlluan pikërisht në kohën e konfrontimeve të serta shqiptaro-malazeze për Gucinë.

Duke mos kursyer rrëfimin romantik, Knight e ‘personalizon’ konfliktin shqiptaro-malazez, duke e vënë përballë Mark Milanin e Malit të Zi dhe Ali Pashë Gucinë e Shqipërisë.

Ajo çka habit është se udhëtari anglez që kishte njohje të mirë nga udhëtimet e tij e quan Mark Milanin si ‘renegat shqiptar’, por që kishte kaluar në anën armike si pasojë e disa zënkave.

“Gjenerali i malazezve ishte Mark Milani, një burrë që i dha vedit emër në luftrat e dikurshme. Nga të gjitha anët, ai është një njeri me aftësi të pazakontë, një karakter i fortë që frymëzon besim tek të gjithë që e njohin. Ai është shqiptar, nga viset fqinje të Gucisë. I pezmatuar nga

disa padrejtësi që i janë bërë nga turqit, ai iku nga vendlindja e tij dhe u strehua në Malin e Zi, ku dhuntia e tij e solli në krye. Siç janë rëndom renegatët, ai është armiku më i vrazhdë i popullit të tij, dhe zëri i tij është gjithmonë për politikën e luftës dhe agresionit”, shkruan Knight.

Mark Milani do të komandonte ushtrinë malazeze për marrjen e Placës dhe Gucisë. Por kjo mësymje nuk do ta zinte Lidhjen Shqiptare të papërgatitur, e cila mbrojtjen do t’ia besonte Ali Pashë Gucisë, të sprovuar në artin ushtarak si pak të tjerë.

Dhe vlerësimi i Knight nxjerr një krahasim interesant mes dy taborreve:

“…sipas mendimit tim, nëse malazezët dhe shqiptarët lejohen t’i qërojnë hesapet vetë, pa ndërhyrë ndonjë fuqi tjetër, ne mund të dëgjojmë për Ali Beun në Cetinjë, përpara se të dëgjojmë për Mark Milanin në Guci”.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...