Dhuna ndaj trajnerit, si dhuna ndaj mësuesit, të gjithë viktima!

Nga Ervin NIKOLLA
Dhuna ndaj trajnerit, si dhuna ndaj mësuesit, ndaj rregullave, konkurrencës, edukimit dhe nxënies! Ernest Gjoka dhe Migen Memelli, të sulmuar fizikisht, të kërcënuar me armë, të fyer…

Në fakt, të gjithë ne jemi të sulmuar, të kërcënuar, të fyer! Në një shoqëri ku rregullat përpiqet ende t’i vendosë dhuna, si psikologjike, ashtu edhe fizike, viktimat nuk janë vetëm Gjoka dhe Memelli, viktima jemi të gjithë me radhë.

Futbolli nuk është lojë, është shkollë, institucion, organizmi që prodhon të ardhmen, ndaj Gjoka, Memelli dhe kolegët e tyre janë profesorët e dhunuar për shkak të detyrës!

Situata është dëshpëruese, shokuese! Por fajtorët, fajtorët janë shumë dhe jo vetëm dy agresorët; fajtorët i gjeni në dhunën e fushave të blerta në kampionatin shqiptar, fajtorët i gjejmë edhe në zyrat e institucionit përgjegjës, që lejoi edukimin përmes dhunës në

kampionatin elitar të vendit, fajtore është e gjithë shoqëria, që ka toleruar mospranimin e rregullave, lojës së ndershme dhe garës së vërtetë.

Nëse një djalosh nuk arrin të kuptojë se vendi në formacion nuk fitohet me dhunë, në një shoqëri normale prindi e bind për këtë. Por, kjo nuk është një shoqëri normale.

Tani dhuna ka hyrë në palcë të sistemit dhe nuk ka institucion ligjzbatues në botë, që mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit pa masa drastike dhe dënime ekzemplare.

Nuk mjafton solidarizimi me viktimat, dënimi i ngjarjeve etj., këto janë fjalë pa vlerë. Viktima jemi të gjithë, jo vetëm njerëzit e futbollit, jo vetëm futbolli.

 

Autori i shkrimit, Ervin Nikolla, gazetar dhe komentator

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...