Përkeqësimi I situatës ka bërë që rruga nga Rranxat deri në Mal të Jushit të bëhet e pakalueshme për mjetet e tonazhit të ulët.

Uji në rrugë ka shkuar mbi një metër cka e bën më të vështirë lëvizjen edhe me mjetet e larta të ushtrisë.

Me gjithë vështirësinë e hasur forcat e armatosura transportuan me urgjencë një të sëmurë I cili kishte shfaqur probleme zemrën.Banorët shfaqin dëshpërim ndërsa e ndjejnë vetën të braktisur nga shteti.

Në Mal të Jushit me dhjetra banorë janë evakuar dhe kanë braktisur banesat. Bashkë me to bashkia e Vau Dejësit së bashku me shtabin e emergjencave ka bërë evakuimin edhe të bagëtive.

Mungesa me bazë ushqimore vijon të mbetet problem emergjente.ndërkohë të pranishme në zonë janë forcat e policisë ato të ushtrisë dhe shtabi I emergjencave I bashkisë Vau I Dejës të cilët qëndrojnë në shërbim të banorëvë në moment.

Në Bushat pritet që të mberrijnë 2 varka të ushtrisë për të mundësuar lëvizjen e banorëve sepse situata në vijim pritet që të përkeqësohet.