Situata në Shkodër sa vjen e përkeqësohet. Janë me dhjetëra familje të evakuuara, shtëpi nën ujë dhe rreth 5 mijë hektarë tokë e përmbytur.

Prej 20 ditësh atje shkon vetem ushtria dhe punonjës të bashkisë së Shkodrës. Kjo e fundit kërkon me insistim shpalljen e emergjencës, kërkesë që është refuzuar nga qeveria.

Sot njoftohemi në zonën e përmbytur do të shkojë kryetari i PD, Lulzim Basha. Por, sakaq njoftohemi se tashmë në fshatrat e përmbytur kanë mbërritur ministrat Bushati e Xhaçka.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është deputet i PS në këtë zonë, ndërsa ministrja Xhaçka si titullare që ka në varësi Emergjencat Civile.

Zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme tha: “Ministrat ndalojne ne fshatin Dajc, takojne banoret, ku Bushati është shprehur se shteti ne krye te detyres.

Po ndjekim situaten dhe kemi marre masa per jeten e njerzve dhe gjese se gjalle”.

Ndërsa Xhaçka mësohet se ka deklaruar se “Forcat e Armatosura kanë qenë prezente që nga dita e pare. Nevojitet kordinim institucional me pushtetin lokal. Pritet te mberrijne 300 ton koncentrat per bagetinë”.

Ndërkohë më herët, zyra e shtypit në PD deklaroi se “Lulzim Basha është në Shkoder per te ndjekur nga afer situaten e rende te permbytjeve”.

Teksa ministrat ndodhen në Dajç, Basha po ndjek Komisionin i Emergjencave Civile që drejtohet nga kryetarja demokrate e Bashkisë Shkoder, Voltana Ademi. /Opinion.al