Deputeti i PD Bardh Spahia nepermjet nje statusi ne Facebook, tha se qeveria duhet te shpalle emergjencen ose do perballet me protesten e fuqishme te banoreve te demtuar.

“Dje ne familjen e Xhevdet Alijahej, fshati Trush, njesia administrative Berdice e cila aktivitet kryesor me te cilen siguron edhe jetesen ka bujqesine dhe blegtorine.
Periudha e permbytjes eshte me e keqja e mundshme ne raport me prodhimin.

Nga pohimet e tyre kutpohet qe tokat e mbjella me grure kane dy jave qe jane mbuluar nga uji dhe qe nga dt 19.03.2018 bagetite duhet te mbahen me ushqim te siguruar nga importi.

Per 17 krere lope te matrikulluara te cilat ka ne zoterim familja Alijahej 15.000 leke te reja eshte kostoja e transportit per ne ferma tjera larg nga zona qe rrezikon permbytjen.
Per 17 krere lope duhen se paku 1 denge sane ne dite per secilen e cila kushton 500 lek te reja.

Ateher 17 × 500 =8.500 +1500(kosto transporti nder stalla), kostoja totale ditore e mbajtjes se 17 krereve lope ne dite shkon rreth 10.000 leke te reja
Pa llogaritur ketu edhe demin kolosal qe uji po i ben te mbjellave per kete vit.

Qeveria duhet urgjentisht te shpalle gjendjen e emergjences perndryshe do te perballet me protesten e fuqishme te banoreve te demtuar rende.”