Dom Ndre Mjeda për Gustav Mayer

Nga: Andreas Dushi

Në Biblioetekën e Gracit në Austri gjendet e tërë biblioteka personale e Gustav Mayer, ndër to edhe letërkëmbimet e tij, një prej të cilëve është ai me dom Ndre Mjedën, me të cilin, përpos vlerësimeve reciproke, kanë shkëmbyer edhe literaturat e nevojshme për studimet e secilit. Përkthimet e ketyre letrave janë bërë nga prof. Jup Kastrati në vitin 1967.

Përveç tyre, në këto letra gjenden edhe vlerësimet e dom Mjedës për Gustav Mayer-in si studiues të librave të tij studimorë, vlerësime të cilat do t’i trajtojmë më poshtë:
Dom Ndre Mjeda, si një studiues i ri dhe i pjesshëm i gjuhësisë, ngaqë është një i ri që ndjek studimet meshtarake në Krakovë, siç thotë edhe vetë “Është krejt e vërtetë se unë jam i zënë me studime të tjera dhe shqipes nuk mund t’i kushtohem, veçse në kohë të lirë.” i shkruan Gustav Mayer-it me plot nderim, për t’i kërkuar “Gramatika Shqipe” shkruar prej tij, pasi kishte kërkuar në librari për ta gjetur, por pa suskes:
“Shumë i çmueshëm, zoti Profesor,
Dëshiroj të kem gramatikën tuaj shqipe; e kam kërkuar ndër disa librari, por pa dobi.”

Dom Mjeda gjithashtu i thotë se ka lexuar edhe librin e mëhershëm të G. Mayer për të cilin thotë:

“Kam lexuar dhe studiuar me kënaqësi të vërtetë , i denjë për emrin e madh që keni fituar, me të drejtë, me veprat tuaja gjuhësore; dhe kam parë me habi aftësinë e madhe në deduksionet etimologjike si dhe dijen e gjerë që keni treguar në të.”
Pasi jep vlerësimet e tij për librin, jep edhe disa sugjerime, ide dhe kritika:

“Në ndonjë gjë, më duket se zotëria juaj keni pasur tepër besim te Rosi, me të cilin, sipas meje, nuk ia vlen të merresh.
Përveç kësaj, ortografia e shkrimtarëve shkodranë, e pra e librave të botuar nga Propaganda, nuk i paraqet me besnikëri tingujt e gjuhës sonë.

Prandaj, në Fjalorin tuaj i janë veshur së folmes shkodrane tinguj që në të vërtetë nuk gjenden.”
Kësaj i mëshon prapë në një letër që e dërgon thuajse një vit më vonë, ku i shkruan sërish G. Mayer-it:

“Do të më lejoni një vërejtje të vogël. Siç jua thosha edhe një herë tjetër, ortografia shkodrane nuk i shpreh mirë tingujt e gjuhës dhe përdor shenja që e çojnë lehtësisht në gabim atë që nuk i ka dëgjuar nga gjuha si shqiptohen fjalë të tilla.”

Bashkëngjitur kësaj letre jep edhe një rregull se ku qëndron ndryshimi mes G. Mayer dhe shkodranishtes së folur:
“Kështu në shkodranisht – nd – nuk është asimiluar në –nn-, siç ndodh në ndonjë dialekt të Italisë, duke thënë në vend të (kur), por në një tingull të posaçëm…”
Pasi shpiegon se si tingulli arrihet, jep shembuj me fjalë konkrete:

“Më duket se do të kishte qenë mjaft e dobishme sikur zotëria juaj, në vend të g’u g’uni, g’uh etj., të kishte riprodhuar trajtën shkodrane gju-ni, gjak-u u-j – zëvendëson tingullin –l.

Gustav Mayer, pasi merr letrën e parë të dom Ndre Mjedës ku ai i kërkon Gramatikën Shqipe shkruar prej tij, ia dërgon. Për këtë, dom Mjeda i shkruan:

“Kam mbetur me të vërtetë i habitur nga sjellja juaj shumë e njerëzishme, me të cilën më falët një gramatikë tuajën, dhuratë për mua shumë e nderuar, pse më ka ardhur nga një njeri i tillë i lartë si zotëria juaj.”

Pas falenderimeve dhe vlerësimit për autorin, ai jep edhe një vlerësim për veprën, rreth së cilës shkruan:

“Brenda pak faqesh ju keni parashtruar, me një gjykim tepër të hollë dhe me një dorë prej mjeshtri, më tepër nga çka gjendet ndër libra të tjerë me vëllim më të madh. Shpresoj se me kohë do të shtyheni ta zbukuroni me një stoli edhe më të bukur gjuhën tonë, duke hartuar një gramatikë më të gjerë, sipas parimeve të shkencës moderne.”

Pas kësaj letre, Gustav Mayer i tregon se ai po punon për diçka tjetër, në të mirë të gjuhës shqipe. Kur dom Mjeda e merr lajmin, i shkruan:

“…më ka gëzuar sa s’ka më shpresa që ju keni për të përpiluar një gramatikë më të gjerë sipas parimeve të gjuhësisë krahasimtare, e cila do të jetë hijeshia më e lartë për atdheun tim.”
Po për këtë libër, në një tjetër letër dërguar Mayer-it, dom Mjeda shkruan:

“Në qoftë se zotëria juaj në gramatikën e re krahasimtare të gjuhës shqipe (të cilën dëshiroj ta shoh sa ma shpejt) do të merrte për nënshtresë gegnishten, duke vënë, gjithashtu, edhe trajtat e dialekteve të tjera, do bëhej – besoj unë – themeluesi i letërsisë shqipe.”

Ndërsa, në mënyrë konfidenciale, siç shprehet edhe vetë “Jua shkrova këto zotërisë suaj në mënyrën më konfidenciale, si mikut tim të dashur…”. Dom Mjeda i tregon edhe një nga dëshirat e tij:

“…dëshira ime do të ishte të themeloja atje [në Shkodër], me pëlqimin e eprorëve, një shkollë të përsosur në gjuhën shqipe; punimi juaj, i përkthyer në italisht dhe në shqip, do të ishte teksti më i përkryer.”

Në fund paraqitet ajo çfarë shkruan dom Mjeda në lidhje me vlerësimin që Gustav Mayer i bën poezisë “Gjuha Shqipe” dhe me vlerësimin e lartë që ai ka për Mayer-in (letra e Gustav Mayer-it ku shprehet vlerësimi mungon, ndërsa disa të tjera të shkruara nga ai për dom Ndre Mjedën ndodhen në Arkivin Qëndror të Shtetit)

“Ju jeni treguar shumë i mirë, duke i pëlqyer ato vargje të miat të varfra, që bëra për zotërinë tuaj. Sa do të dëshiroja të kisha fuqi edhe më të madhe për t’u bërë të njohur bashkatdhetarve të mi meritat tuaja të mëdha për ne. Derisa të kem jetë, nuk do të pushoj kurrë së shpalluri botërisht këtë.”

/konica.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...