Sezoni aktual duket se nuk do të jetë një makth pa fund për Vllazninë, pasi ekipi shkodran rrezikon seriozisht rënien.

Në fakt, kjo situatë nuk është e re për Vllazninë, pasi dhe vitin e shkuar ekipi kuqeblu shpëtoi në ndeshjen e fundit, pas atij barazimi dramatik me Tiranën.

Ky edicion nuk duket më i lehtë për ekipin shkodran, pasi situata është po aq e vështirë, mos më shumë.

Kundërshtari direkt i Vllaznisë është Teuta dhe për dreq, të gjithë flasin se ekipi durrsak do të shpëtojë, madje dhe vetë trajneri Ernest Gjoka.

“Duhet të kapim ekipet e tjera, pasi Teuta besoj se shpëton”, – u shpreh numri një i klubit.

Nëse analizojmë një deklaratë të tillë mund të dalim në dy përfundime: aleancat, ose forca e grupit.

Nëse flasim për faktorin e dytë, shkodranët nuk e kanë aq frikë ekipin e Teutës, pasi durrsakët nuk janë aq të fortë.

Nëse flasim për aleancat, kjo është çështje tjetër dhe në Shkodër e kanë frikë këtë pjesë.

Kuqeblutë i druhen aleancave të krijuara që mund të nxjerrin ekipin shkodran jashtë Superiores.

Deklaratat e Kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, se Teuta do të fitonte kundër

Laçit kanë rritur presionin në Shkodër, ndërkohë që tifozët kanë gjetur “shpëtimin” e tyre. Fjala është për Tom Doshin.

Deputeti i Shkodrës përveç dhënies së premiove mund të ndjekë ekipin dhe më nga afër.

Mbështetësit e Vllaznisë shpresojnë që

Doshi të ndjekë nga afër zhvillimet në klubin e qytetit verior.

Afrimi më tepër i Doshit,

shoqëruar dhe me mbështetjen e Vlater Fushajt mund të krijojë tjetër impakt te rivalët e skuadrës 9 herë kampione e Shqipërisë. /EDS/