VIJON TË RRITET NIVELI I UJIT

Rëndohet situata nga përmbytjet. Pas problemeve në zonat rurale, prej ditës së djeshme uji ka ‘pushtuar’ edhe qytetin. Sot në lagjen ‘Ajasem’ mund të lëvizet

vetëm me varka, pasi rritja e prurjeve nga reshjet e shiut ka bërë që uji të futet në qytet dhe të paralizojë lëvizjen normale.

Në rrugë mund të qarkullohet vetëm me varka, ndërsa shumë banesa janë të rrethuara nga uji.

Në zonat rurale, situata vijon që të jetë e njëjta, prej 19 ditësh në Obot dhe fshatra të tjerë të

Njësisë Ana e Malit, por edhe zona të tjera janë mbi 3 mijë hektarë tokë të përmbytura dhe 100 banesa të rrethuara nga uji.

Mengjesin e se martes ne fshatin Obot niveli i ujit eshte rritur me disa centimetra.

Në disa zona është e pranishme edhe ushtria, ndërsa bashkia Shkodër vijon që të kërkojë shpalljen e emergjencës.

Deri më tani janë evakuuar 5 familje me 23 banorë.

Gjithashtu, janë transportuar nga fshati Obot për në Oblikë 65 banorë, 50 nxënës dhe 15 banorë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...