Dedë Gjo Luli, sa shqiptar!

Emri i Dedë Gjo Lulit është i lidhur aq ngushtë me Kryengritjen shqiptare të vitit 1911, sa është vështirë të flasësh për këtë kryengritje pa pasur parasysh udhëheqësin e saj. Po ashtu

sikurse është e vështirë të flasësh për personin e tij, pa iu referuar kësaj kryengritjeje të madhe, të cilën ai së bashku me Mehmet Shpendin me shokë e udhëhoqi me guxim, urtësi e

çka ka më shumë rëndësi të theksohet, edhe me vizione të qarta. Meritat atdhetare të Dedës, jo vetëm në rrafsh luftarak, në udhëheqjen e kësaj kryengritjeje të madhe, që tronditi një Perandori të tërë dhe vuri në lëvizje dhe diplomacinë evropiane, kërkojnë të vihen në pah mirë dhe të vlerësohen siç u takon.

Për Kryengritjen e 1911 nuk mund të bëhet fjalë pa folur dhe për përpjekjet e Ismail Qsmalit dhe Luigj Gurakuqit për pajisjen e saj me programin politik kombëtar dhe për mbështetjen që ata gjetën te Dedë Gjon Luli dhe krerët e tjerë malësorë. Pa vënë në pah këtë moment

madhor të luftës së malësorëve më 1911 përfytyrimi ynë për Kryengritjen dhe prijsin e saj Dedë Gjon Lulin nuk mund të jetë as i plotë dhe as i saktë.

Me Përkujtesën e miratuar në Kuvendin e Greçës, kryengritësit hodhën poshtë përpjekjet e Krajl Nikollës për të manipuluar luftën e malsorëve. Ata përbuzën presionet e Turgut pashës

përmes amnistive të përsëritura për t’u kthyer në shtëpitë tyre. Ata refuzuan dhe 8 pikat që gjenerali osman ua përcolli atyre përmes arqipeshkvit të Shkodrës Jak Serreqit, pas ndërhyrjes së diplomacisë vjeneze në Vatikan të kërkuar nga qeveria xhonturke.

Dedë Gjon Luli e shndërroi Përkujtesën e dalë nga Kuvendi i Greçës në flamur të luftës së malësorëve. I lidhur ngushtë me atdhetarë si Luigj Gurakuqi, Risto Siliqi, Nikollë Ivanaj, Mark Kakarriqi, Hil Mosi nga Shkodra, Sali Hida nga Elbasani, Fadil Toptani nga Tirana e deri te Ismail Qemali, nga Vlora e të tjere, i qëndroi besnik deri në fund luftës për krijimin dhe mbrojtjen e shtctit kombëtar shqiptar.

Edhe pse doli nga një kryengritje, e cila u zhvillua, për sa i përket shtrirjes së saj gjeografike, në një trevë relativisht të ngushtë, Programi i Greçës për meritë të hartuesve të tij Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, pati karakter mbarëshqiptar. Në të, megjithëse Kryengritja nuk u mbështet nga viset e tjera, u shprehen në mënyrë të plotë dhe të qartë interesat politike të

të gjithë kombit. Ky program për meritë, në radhë të parë, të udhëheqësit kryesor të saj, Dedë Gjon Luli, u bë flamur i një kryengritjeje që i detyroi autoritetet civile dhe ushtarake

osmane, jo vetëm të ulen në tryezën e bisedimeve me kryengritësit malësorë, por edhe të bëjnë lëshime jo të vogla, të cilat i hapnin rrugën sendërtimit të autonomisë së Shqipërisë.

Përmbajtja e kërkesave kombëtare të kryengritësve të Malësisë së Mbishkodrës, të udhehequr nga Dedë Gjon Luli, pa harruar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, hedh poshtë katërcipërisht pretendimet e autorëve të huaj, sikur shqiptarët, deri në Luftërat Ballkanike, as që kishin në shumicën dërrmuese dhe as nuk manifestuan qoftë edhe në mënyrë spontane një vetëdije kombëtare shqiptare. Programi kombëtar i Kryengritjes së Malësorëve i hedh poshtë pretendime të tilla absurde.

Lufta e Dedë Gjon Lulit dhe e malësorëve të tij trima për realizimin e autonomisë territoriale administrative të Shqipërisë vijoi me konsekuencë, pavarësisht se kryengritja e filluar prej tyre nuk arriti, kuptohet kurrsesi për fajin e tyre, të shndërrohej në kryengritje të përgjithshme. Fakte si këto hedhin poshtë pretendimin tjeter të historiografisë se huaj, jo

vetëm të asaj turke, se malësorët ishin nën ndikimin politik të Malit të Zi, të Vatikanit dhe të qeverive të Vjenës dhe të Romës. Po të kihen parasysh përpjekjet e Portës së Lartë për t’i

detyruar kryengritesit katolikë që të hiqnin dorë nga Memorandumi i Greçës, me anë të njërezve të nënshtruar politikës austro-hungareze, besohet se kushdo do të bindet se sa të pabaza janë pohime si këto.

5Autorët tendenciozë ballkanas nëse arrijnë të vërejnë dhe të venë në pah ndonjë shkëndijë pozitive në kryengritjet shqiptare në prag të Pavarësisë, këtë e bëjnë vetëm në rrafsh gjeografik, duke dalluar lëvizjen në Jug të Shqipërisë si më të përparuar nga ajo në Veri të

saj. Duke spekuluar me veçoritë e zhvillimit të LKSh nga një trevë në tjetrën dhe madje, duke i fryrë dhe deformuar këto veçori, autorët, në radhë të parët, serbë dhe greke, me sa duket,

duan të përligjin me këtë mashtrim, veç të tjerash, fatin historik tragjik të shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve politikë të shtetit shqiptar, pas vitit 1913.

Në të vërtetë, lëvizja jonë atdhetare e kësaj periudhe, siç e provon lufta që ka bërë dhe Dedë Gjon Luli me trimat e tij, ka qenë e bashkerenduar, përgjithësisht, ngushtë me luftën e zhvilluar në mbarë trevat shqiptare. Kryengritësit malësorë në përputhje me rrethanat luftuan në malet e tyre, duke vendosur mbi gjithshka idealet e mbarë kombit.

Autoritetet shtetërore dhe sidomos ato ushtarake osmane, pavarësisht nga propaganda e tyre, e kishin të qartë karakterin e vertetë politik të kësaj kryengritjeje, të luftës se Dedë Gjon Lulit me shokë. Vetë komandanti i ekspeditës xhonturke, gjenerali Shefqet Turgut Pasha, u detyrua të pranonte, pas disa muaj luftimesh me malësorët, se kryengritja e vitit

1911, në Malësinë e Mbishkodrës, ishte një kryengritje “thjeshtë Shqiptare mbi baza kombëtare”. Pohime të këtij lloji qe vijnë nga burime kësisoj, nga kundërshtari, i interesuar

thellesisht që ngjarjet në vilajetin e Shkodrës të mos merrnin këtë rrugë dhe, të paktën, të mos paraqiteshin në këtë dritë, nuk mund të mos merren parasysh. Ato marrin një rëndësi të veçantë dhe kanë peshë jo të vogël sa herë do të bëhet fjale për karakterizimin e kësaj ngjarjeje historike me përmasa jo të zakonshme, jo vetëm në rrafshin shgiptar.

Në të gjitha keto zhvillime ndikimi i Dedë Gjon Lulit, në krah të I. Qemalit dhe L.Gurakuqit ka qenë padyshim vendimtar. Përpjekjet e autorëve të huaj, për të shpërfytyruar karakterin e kësaj kryengritjeje, apo të paktën për të zvogëluar sa të jete e mundur peshën dhe

rëndësinë e saj dhe të udhëheqësit të saj në rrafsh perandorak dhe më gjërë, janë të njohura. Çka të çuditë, që ka dhe ndonjë autor shqiptar, që bie në po këto pozita, duke i bërë jehonë tezës mbi, kinse, inferioritetin e LKSh në Veri të vendit në rrafsh politik në krahasim

me atë qe u zhvillua në Jug të tij. Ndonjëri prej tyre vitet e fundit vijon të pohojë: “Jugu e ushqente Lëvizjen Kombëtare Shqiptare me mendim politik kombëtar, ndërsa Veriu e fuqizonte të parin me kryengritje të armatosura të pareshtura. Ishte, pra, ky një

bashkërendim veprimesh “me kokë dhe me çark”. (?!) Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Pejës, përpjekjet për zyrtarizimin e kërkesës për autonomi në Ferizaj dhe në Shkup më 1908 flet për të kundërtën. Edhe zhvillimi i LKSh në prag të Shpalljes së Pavarësisë ecte në rrugën e hapur nga Lidhja e Prizrenit.

Bashkërendimi i lëvizjes së armatosur popullore me luftën e qarqeve politike atdhetare intelektuale brenda dhe jashtë vendit, është realizuar, jo vetëm në saj të çarkut të pushkës së malësorëve dhe të intelektualëve revolucionarë, por dhe për meritë, në radhë të parë, edhe të mendjes së kthjellët të Dedë Gjon Lulit me shokë. Malësorët, të menduar kryekëput

si forca të prapambetura, mbeturina të patriarkalizmit, pre e ndikimit deri në ekstrem të forcave reaksionare të vendit dhe të huaja, qëndruan me vendosmëri në kërkesat e parashtruara në Përkujtesën e Greçës.

 

Kjo deshmohet qartë në një takim që Dedë Gjo Luli pati me përfaqësuesin diplomatik të Perandorisë Osmane në Cetinë, ku Sadredin beu u përpoq t’ i bindte malësorët, të hiqnin dorë nga programi kombëtar dhe të kënaqeshin me plotësimin e kërkesave të karakterit lokal.

Pyetjes provokuese të ministrit osman në se pikat e Përkujtesës së Greçës i kërkonin vetëm për vete apo edhe për të tjeret, Dedë Gjo Luli iu përgjigj në mënyrë të qartë dhe kategorike se çka ishte parashtruar në “Librin e Kuq”, i donin jo vetëm për vete, por për “tanë Shqypninë”.

6Këtë takim na e dëshmon dom Luigj Bumçi, i pranishëm, si përkthyes. Dom Luigji është nipi i ideologut të madh të Lidhjes dhe të LKSH, ndër formuluesit më të parë të programit kpombëtar të Rlindjes, Pashko Vasë Shkodranit. Ndërsa Ismail Qemali ishte mik i ngushtë familjar i dajës, i cili pat marrë pjesë në ceremoninë mortore të tij.

Majat në të cilat arriti përceptimi i detyrave madhore që qëndronin para Atdheut nga Dedë Gjon Luli i pashkollë si dhe vendosmëria e tij për jetësimin e synimeve më të përparuara dhe më realiste të Lëvizjes Kombëtare mbarëshqiptare të kohës, i pasqyron dhe rapsodi popullor në vargjet: “Dedë Gjo’ Luli shkruen një letër/Valisë së Shkodrës ia ka çue:/Se Shqipnija nuk don tjetër/veç don vedin me sundue.”

Programi kombëtar i Rilindjes u shpalos nga Kryengritja e përgjithshme e vitit 1912, në Kuvendin e Junikut për meritë të atdhetarit të madh Hasan Prishtina me Bajram Currin, Isa Boletinin, Idriz Seferin përkrah.Vlen të theksohet se ato ditë pranë tyre ndodhej dhe i dërguari

i Ismail Qemalit Salih Hidi, i njohur si hoxha i Ismail Qemalit, për shkak të çallmës që mbante.

Dedë Gjo’ Luli nuk u vu rastësisht në krye të kësaj kryengritjeje të mirëfilltë kombëtare, duke mposhtur përpjekjet për një manipulim të kryengritesve mbi baza fetare e lokale në favor të Malit të Zi. Kurrfarë frymëzimi fetar kristian nuk ndeshet, siç mëtohet, në veprimtarinë politike

të Dedës, edhe pse ai qe një bësimtar i përvujtë. Ai qysh heret qe dalluar në përballimin e përpjekjeve për përçarjen e popullit tonë duke shfrytezuar ndjenjat fetare të besimtarëve të thjeshtë. Në të gjitha këto konfrontime ai u orientua nga bindja e tij e plotë se populli shqiptar, pavarësisht nga ndarjet fetare, ishte një komb i vetëm.

Janë të njohura provokacionet që nisën në Malesi e vijuan në Shkodër në fillim të vitit 1897 për të futur përçarje midis myslimanëve dhe katolikëve. Ato flluan me ngritje e heqje kryqash në Rjoll. Vijuan me thyerje kryqash nëpër varreza e therje derrash në oborret e xhamive.

Prapa këtyre provokacioneve të ulta qendronin agjenturat e huaja, klerikë fanatikë, rivalitetet midis këtyre agjenturave politike të veshura me petka fetare apo edhe midis urdhrave fetare, françeskanë dhe jezuite, kryesisht italiane dhe franceze.

Për të mënjanuar rrezikun e një përleshjeje fetare në Shkodër dhe në rrethina, në këtë gjendje tejet të acaruar, një kontribut të veçantë dhanë Ded Gjo Lull i Hotit dhe Baco Kurti i Grudës. Ata, krah për krah bashkatdhetarëve myslimanë, kur mespërmes qytetit të Shkodrës qenë ngritur barrikada, bënë të mundur arritjen e një marrëveshjeje midis

elementëve të ndryshëm fetarë. Ata morën vendimin për dënimin maksimal të nxitësve të këtyre provokacioneve, pavarësisht nga besimi.

Dedë Gjon Luli, siç dëshmon Hamdi Bushati, u rreshtua në krah të sergjerdes së Malësisë Mustafa Sykja, nismëtarit të përpjekjes për kapërcimin e pasojave të provokacioneve të sipërpërmendura. Ndonjerit që u çudit se si Deda kishte vënë myhyrin e tij në marrëveshjen e

arritur midis përfaqësuesve të popullsisë myslimane dhe katolike, dhe sidomos ndonjërit që

nuk e miratonte këtë veprim të tij, ai u dha një përgjigje kurajoze: “Po të më thoshte Mustaf aga me u ba turk (mysliman) ndoshta do ta pranojshe propozimin e tij, jo ma me vu myhyr në mazbatë për me u pajtue me vllaznit tonë”.

Përballë propagandave të klerikëve të huaj dhe midis tyre dhe të ndonjë shqiptari në favor të Malit të Zi, si vend i krishterë, Dedë Gjo’ Luli proteston rreptësisht pranë argjipeshkvit të Shkodrës në fillim të vitit 1904. Ai deklaron se përballë qëndrimesh të tilla antishqiptare të këtyre klerikëve “ma mirë me ndeje kishat të mbylluna”.

Qysh në rininë e tij të hershme dhe sidomos qysh nga vitet e lavdishme të Lidhjes së Prizrenit, Dedë Gjo’ Luli u angazhua në luftën për mbrojtjen e trojeve amtare nga ambiciet shoviniste të knjazit të Malit të Zi. Në këtë luftë, Deda me malesorët e tij u ndesh, jo vetëm

me forcat malazeze, por edhe me vendimet antishqiptare të Fuqive të Medha në Kongresin e Berlinit dhe, pas 35 vjetesh, edhe me vendime të po këtyre fuqive në Konferencen e

Ambasadorëve në Londër, të cilat përgjysmuan trojet e lashta të të parëve, duke filluar me vendlindjen e Dedës. Plaku i Hotit dhe malësorët e tij, si dhe mbarë populli ynë, nuk u pajtuan asnjëherë me këto vendime krejtesisht të padrejta.

Qendrimi i Dedë Gjo’ Lulit, përballë autoriteteve osmane, qarqeve shoviniste malazeze dhe, madje, dhe autoriteteve ndërkombëtare, që u vendosën në vendin tonë pas shpalljes se Pavarësisë, është proverbial. Prej tyre po sjellim vetëm përgjigjen, që plaku i urtë i dha në vitin 1913 admiralit anglez Sesil Burnëj, kur ky i deklaroi se Hoti dhe Gruda kishin marrë fund për Shqipërinë: “Ti zotni ke hyqëm (të drejtë) me shitë kopshtin tand, se atë temin as nuk e

shes, as nuk e fali”. Duke përfunduar me pyetjen për të cilën nuk priste përgjigje: “A ka tagër (të drejtë) dhe forcë Europa me më ndalë që të derdhi gjakun tem?”.

Shovinistët serbë në bashkepunim me veglat e tyre, forcat esadiste dhe krerë vendas, më 1915, mundën të kapin në pabesi Dedën bashkë me të birin e shoqërues të tjerë në Orosh të Mirditës. Dedën e kishin ftuar të merrte pjesë në një mbledhje të krerëve të Malësisë, që do të mbahej aty. Kur Deda mbërriti ku qe ftuar nuk gjeti aty as autorët e ftesës. Ai bashkë me

shoqëruesit e tij u gjend përballë forcave esadiste, të mbështetura nga reparte serbe. Dedën dhe grupin e tij e pushkatuan në Sheshez të Mirdites me 24 shtator 1915.

Dedë Gjo’ Lulin e ndodhur përballe sulmesh të padrejta për të njollosur figuren e tij, demokrati i madh, Avni Rustemi e karakterizon: “Burrë i pa frikë dhe i panjollë i maleve tona”. Këtë vleresim e bën pikerisht ai, i cili, siç do të shprehej Nora, e reja e Dedë Gjo’ Lulit, mori

gjakun e vjehrrit të saj në Paris. Në këtë vlerësim bashkohet dhe Ismail Qemali, ati i Pavarësisë shqiptare, bashkëpunëtori i tij, duke pasë parasysh qëndrimin e vendosur të plakut të urtë të Maleve në mbrojtje të programit të Rilindjes, kur thotë se Deda ka qenë: “Pushkë e ngrehun për Shqipërinë”, për Shqiptarinë e shpallur që me Lidhjen e Prizrenit.

Dhe ishin këta dy pleq të urtë njeri i rritur në Stamboll si burrë shteti dhe tjetri i rritur në bjeshket e Veriut, në luftra të pareshtura për liri dhe mbrojtjen e tërësisë së trojeve

shqiptare, të cilët i qëndruan denjësisht përkrah njeri tjetrit. Për meritë të tyre dhe të burrave të tjerë, që i mbështetën fuqimisht, Memorandumi i Greçës ringriti flamurin e RKSH për Shqipërinë e bashkuar qoftë dhe autonome të shpallur në Kuvendin e Prizrenit. Kjo rrugë 33 vjeçare, siç e pamë, nuk ka qenë lehtë për Rilindjen Shqiptare dhe pikërisht për këtë arsye

Kryengritja e Malësisë zë një vend të veçantë në Kryengritjet e viteve 1910-1912 të cilat përshpejtuan fundin sundimit osman në Ballkan dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo zë vend të veçantë në të gjithë historinë e Rilindjes.

/gazetadita.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...