Futbolli shqiptar në delir: Gratë të fusin golin, ndërsa burrat plumbin

Nga Ergys Mërtiri

Kushdo që dëshiron të shohë futboll argëtues le të ndjekë kampionatin e femrave në Shqipëri.

Lexoj në gazetën Sporti se skuadra e Apollonisë ka rrahur 18 me 0 atë të Pogradecit në futboll për femra.

E rilexova lajmin për tu siguruar se bëhej fjalë për futboll, jo për hendboll apo kalçeto.

Më tutje, një lajm thotë se në futbollin “e vërtetë” atë të burrave, presidenti i Korabit i ka thënë një lojtari të Vllaznisë: Të fus plumbin.

Nga ana tjetër,

Fiorentino Peres i Kamzës Xhelal Mziu komenton humbjen e skuadrës së tij duke akuzuar Laçin se fitoi me dhunë, ngaqë ka shitur ndeshjen e rradhës.

Bukur. Burrat po sillen si kalamaj, me cubllëqe adoleshentësh ndërsa me vajzat nuk ka llafe. Ato të çajnë rrjetën. Bravo goca!

Një kafe në mëngjes, shoqëruar me gazetën sporti është mënyra më e mirë për ta nisur ditën,

ndërsa për antropologët, një material i pasur empirik për kërkime shkencore interesante.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...