Shtypi grek ka trajtuar lirimin e parakohshëm nga burgu të një shqiptari, që sipas tyre ka ndodhur për faj të ligjit aktual të quajtur “Paraskevopoulos”.

Bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar me 15 emra, i cili u arrestua në Shkurt të vitit 2008. Ai u dënua nga Gjykata greke me 108.5 vite burg për disa akuza, atë të krijimit të një organizate kriminale, vrasje,

vjedhje në bashkëpunim e armëmbajtje pa leje. Megjithatë, ai u lirua nga qelia vetëm pas 8 vite e gjysmë.