Na nuk hamë veç bukë, por edhe tabela turistike…

Nga Olti Vata

Këto ditë Ambasadorja Vlahutin paska vizituar Kukësin ku zhvilloi një takim në bashki, e një nga temat e diskutuara paska qenë turizmi.

Unë e mora nji kart’ e shkrova:

Zj. Ambasadore Vlahutin…

Kur erdhe rrugës për në Kukes, a s’ta zu syri një liqen të bukur, a nuk u ndale pak me pa e me vrejt sa i bukur asht’, e sa i dobishëm kish qenë për turizmin ky far’ liqeni ?

A i pe peshqit e ngordhun nga gjuetia e paligjshme? A vinte ere mercine e miliona peshqve e gjallesave?

Nji këshillë Zonja Ambasadore: Mos tento me shku vend e pa vend për me pa liqenin, se ka për të dalë nji burrë hundlesh me të than që asht’ toka jeme,

e e kam zaptue qish mbas 90-s. K’shtuqë bëj shumë kujdes!

Na nuk hamë veç bukë, por edhe tabela turistike… Një tabelë në hyrje të “Grykës së Vanave”, u shafejt prej nji injoranti, i uritur për të shkatërru sene që kërkujt punë s’i prishin. Por kjo tabelë nuk është e vetmja që është “hanger” nga të zijumit. Ngjitu në “Lakun e Dardhës”, ke

edhe një tabelë tjetër ku mbase nji i zijum tjetër e ka shafejt.

Kur u takove me pushtetarët lokalë përpara bashkisë, si nuk ta zuni syri nji kioskë, a s’ta ngjalli pak kureshtjen? A u afrove? A i vinte era shurrë? Është kioska turistike, e vetmja në Kukës, që e nderuara bashki as që e qan bythën për të.

A e din Zonja Ambasadore që na kemi kanionin e Shejes? Gja ma të bukur s’ka, veç ka nji problem…banorët e katunit i hedhin mbetjet në të dhe kujtojnë, me llogaritjet e tyre fizike, që përroi i shirave të dimrit do t’i heqë qafe nga katuni i tyne…po a e di se ku përfundojnë? Nji

katun ma poshtë… Siç thotë edhe vetë ky fort i mençun popull: “E mshefët si maca kakën”!

A të folën për “Kënetën e Bushatit”? Nji mrekulli natyrore. Shumë biologë kuksianë, mbase edhe të tjerë kanë shpjegu që kjo kënetë është aq e lashtë për shkak të larmishmërisë së

gjallesave që jetojnë në të. Pa provo rri nja 1 orë aty rreth e rrotull…Pa hajde të shkojmë veç

5 minuta larg tek Kopshti Botanik që është mu në fshatin Bushat ( thuhet se është vend i banum prej ilirëve) kanë me të thanë që është tokë e nxame oj shoqja Ambasadore.

Prandaj kur të thonë fjalë të mira mos i beso kujtdo kryetari, drejtori apo përfaqësues institutucioni, se veç prralla me mret kanë me të tregu.

Pra, Zonje e Nderuar, të falenderojmë, por na nuk e meritojmë asnjë mbështetje se na jemi dreqnit e vetvetes

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...