Vrasje horror në fshatin Gumenice. Ngjarja e mëngjesit, ku Dilaver Veshaj ka qëlluar Arben Veshaj për vdekje, ka ndodhur në sytë e fëmijës 7-vjecar të viktimes.

Mesohet se viktima ishte duke kaluar së bashku me djalin e tij pranë stanit të 40-vjecarit, kur i janë sulur qentë, që viktima i ka zmpasur duke i goditur me një gurë.

Në ketë moment 40-vjeçari ka dalë duke qëlluar fillimisht me pistoletë, plot katër herë në drejtim rë viktimës, ndërsa më pas e ka qëlluar tre herë edhe me sëpate në kokë.

Personat e tjerë janë lajmëruar për ngjarjen nga djali i viktimës, i cili ka mbërritur në gjendje të renduar psikologjike pranë

familjareve të tij për t’ju treguar për ngjarjen e rëndë. Xhaxhai i viktimës Sotir Veshaj tregon gjithçka mbi ngjarjen dhe atë çfarë ka ndodhur.

Xhaxhai tregon se janë lajmëruar nga djali i viktimës që ishte bashkë me të në momentin e krimit, ndërsa bën me dije se autori fillimisht

ka qëlluar me pistolete dhe pastaj me sëpate.

Sotir Veshja tregon se autori dhe viktima nuk kane pasur probleme me njeri-tjetrin, ndërsa apelon për drejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë nq fshatin Gumenice të Vlorës, ndërsa gjithçka ka ardhur për motive të dobëta.

PUBLICITET