Hoxha ku u rrëfye nusja vrasëse: Nuk e besova Marianën, mendova se kishte çrregullime mendore

Hoxha Hysen Shehu, i cili ka dëgjuar dëshminë e tmerrshme të Mariana Çmetës, nuses që helmoi dhe mbyti vjehrrën e saj Lirie Lame, ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg” dje nga Gjykata e Krimeve të Rënda, njesoj si tre personat e tjerë, autorja dhe ata që ishin në dijeni, vjehrri me kushurin e tij,

Hoxha Shehu akuzohet për moskallëzim krimi. Ai tha në gjyq pse nuk mund ta denonconte rrëfimin e nuses: sepse nuk ia lejonte feja të bënte kallëzime për rrëfimet e besimtarëve. Po ashtu, sepse ai kishte menduar se Marjana Çmeta kishte çrregullime mendore dhe se e kishte besuar se Lirie Lami ishte vrarë prej saj.

Pavarësisht këtij justifikimi, gjykata e la në arrest me burg.

Ja rrëfimi i plotë i nusen tek hoxha dhe bashkëbisedimi që ata patën, inçizuar nga hoxha:

Marjana – Edhe vje atë ditë e i them që kam një ilaç që na shëron nga të këqijat…

Hoxha – Po…

Marjana – Edhe kjo më thotë mu po thotë… a kupto ma jep, po i thashë që ka një erë të keqe i thashë, unë nuk besoj ta durosh, nuk ka problem edhe unë ja mbush kshu… i bravo….

Hoxha – Ëhëëë..

Marjana – Po në momentin që e pinte po nuk e di, po më po s’më…më vriste aq shumë ktu, saqë të paktën unë e thojsha…

Hoxha – Të iki magjistarja, të eliminohet ktu…

Marjana – Edhe pastaj nuk e di kur … kur filloj tu u bo keq e më keq prap..nejse… Edhe po pastaj nuk fillova t’u u ndje keq se filloi ëëëë …duke bo ca shikime ke parasysh, kshu, edhe foli me vete, ishte e pavetdishme a nuk e di unë, i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti, mos ashtu e ja boni “çfarë të bëj unë, ku të shkoi unë”, a kupto, i lëvizte sytë në një mënyrë shumë të frikshme, kupto, u duktë që ishte tu fol me dikë, ja bonte “çfarë të bëj unë, ku të shkoj unë” …mu aty ….mu fut frika, mos thashë jan …mos dun me e shpëtu ato…

Hoxha – Edhe e godite…

Marjana – Jo, nuk e godita, nuk isha te momenti që ajo…domethënë a kupto…edhe shkoj ke….po kalonte ora e thosha si do ja bëj kësaj….edhe por ku shkosha ajo prap ato shikime domethënë, ato shikime mu më kanë shkatarru…

Hoxha – S’kishte as të vjella as kshu…

Marjana – Po, kishte të vjella..

Hoxha – Ëhë..

Marjana – Edhe pastaj shkoj te dhoma gjumit e imja, pashë atë nusen e xhajës që po vinte po sillte lopët, thashë ta mbys tashi direkt, nuk kishe me prit më me bo punë ilaçi, nuk e di, marr një shall…

[Image]

Hoxha – Ëhëë..

Marjana – Në momentin që e shoh te krevati ajo tremet e kupto, a kupto, e filloj duke bërtit hape dritaren e kupto, derisa shkojm te dhoma tjetër, domethënë në ato momente…

Hoxha – Aha…

Marjana – Jena përplas derisa nuk e di unë, nuk…nuk po më……e kisha harru domethënë sepse po mendoja që të paktën kur ta vras të mbaroj kjo gjë… a kupto që … që ta dish që po bën diçka ashtu po në ato momente nuk e dija ngaqë kom qen në tension a kupto, që sepse ajo bërtiste hape dritaren e ktë… edhe thashë në ato momente unë po thoja që tashi erdhi fundi, do e marrin vesh të gjithë që e vrava atë…kjo a kupto…atë nuk po e vrisja dot domethënë…

Hoxha – More shallin..

Marjana – Shalli nuk i boni gjo, kupto, se ajo u mundu me e mbajt me dorë kupto, i vuna durët…

Hoxha – Po…

Marjana – Aty nuk e di unë, nuk e kuptova ashtu, vetëm e pashë që …i iku ftyra, domethënë e kshu ashtu, po kur e lëshojsha durët prapë …thosha o Zot…ishte duke më ik truni…

Hoxha – Po, po nejse hë…

Marjana – Edhe e marr pastaj domethënë, e çoj tek dhoma gjumit, e marr…

Hoxha – Ëhë, pastaj, dha shpirt ?

Marjana – Nuk e di, nuk isha e sigurtë, a kupto, sepse unë kur e lëvizja, e ajo prapë merrte frymë domethënë, a kupto…

Hoxha – Po…

Marjana -Edhe shkoj pastaj xhaxhi e i them që mami është s’mur, shkoj me vrap a kupto. Thon ka maru e kështu, kur e ngrejti kjo nusja e xhaxhit ka pas frymë, mu aty thashë mori fund edhe sa shkojshim rrugës në spital thonin këto o ka mbaru, mu po më shkonte truni, bobo kjo akoma është gjallë, a kupton, do merret gjithçka e vërteta vesh?

Hoxha – Ëhë…

Marjana – U po e kam ashtu, po e kam…. ngaqë kam bo sherr e kam hongër me dhëmbë… Te spitali thanë kto domethënë që e vejnë dyshim që ka shenja dhune, normalisht që kanë kto, edhe aty domethënë ajo më ashtu eee, nga momenti në moment prisja që…fundin tim, a kupto?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...