Historia e plehrave “Made in Albania”, Kroacia jep alarmin: Po na pushtojnë plazhet

Gazeta kroate “The Dubrovnik Times” ka botuar më 15 mars 2018 një shkrim të Mark Thomas, ku flitet për mbeturinat plastike që vijnë nga Shqipëria, e që kanë ndotur rëndë Gadishullin e Peljesacit në rivierën dalmate.

Bëhet fjalë për një nga vendet më piktoreske të bregdetit kroat, i cili siç shihet nga fotot e botuara nga mediat vendase, është ndotur dukshëm nga qese plastike, ambalazhe me mbishkrime shqiptare dhe mbeturina të tjera, shkruan Javanews.

Nuk është e re historia e plehrave “Made in Albania”, që emigrojnë nga bredgeti shqiptar, kryesisht grykëderdhja e lumenjve të Veriut të Shqipërisë,

drejt brigjeve të Malit të Zi e Kroacisë. Vite më parë është shkruar e folur për shishet e birrës dhe kanoçet me mbishkrime shqiptare, të cilat pushtonin plazhet e fqinjëve veriorë, duke shqetësuar autoritetet dhe duke dëmtuar sezonet turistike të vendeve të prekura.

Shkrimi i gazetës kroate mbyllet me një informacion kurioz: ato janë shpërndarë kryesisht në rrjetet sociale, përfshirë edhe llogarinë e një aktivisti shqiptar të mjedisit, i cili i ka postuar nën diçiturën “Kroaci, na fal”!
/Javanews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...