Bashkia Shkodër: Banorët, jo vetëm të përmbytur, por edhe pa drita

Bashkia Shkodër në një deklaratë për mediat shprehet se zonat e përmbytura nga shkarkimet e hidrocentraleve janë edhe pa energji elektrike.

Bashkia Shkodër vijon që të kërkojë shpalljen e emergjencës në zonat e prekura nga përmbytjet.

“Banorëve në zonat e përmbytura në Bashkinë e Shkodrës nuk u mjaftojnë problemet e krijuara nga përmbytjet javët e fundit, por duhet të përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike.

Ana e Malit, Dajçi, Velipoja, Berdica dhe Rrethinat janë tashmë pa energji elektrike. Si për ironi të fatit, në çdo mbledhje të Komisionit të Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër, përfaqësuesit e OSHEE thonë se nuk ka probleme me energjinë elektrike.

Në fakt, nuk është hera e parë që zonat e përmbytura përballen me mungesën e energjisë elektrike, por në këto momente janë që të gjitha në errësirë.

Përveç shtimit të problemeve të jetës së përditshme, mungesa e energjisë elektrike ul ndjeshëm edhe nivelin e sigurisë për jetën e pronën. Bëjmë thirrje që sa më shpejt OSHEE të rikthejë furnizimin me energji elektrike në këto zona.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...