‘Në Itali vidhet lehtë e fitohet shumë’, banda e shqiptarëve terrorizon Lombardinë

Pesë shqiptarë, anëtarë të një bande të specializuar në vjedhje e grabitje, përveç shitjes së substancave të ndaluara, janë arrestuar nga karabinierët në Lombardi. Kapoja 26-vjeçar i bandës, sipas përgjimeve, fliste për Italinë si një vend ku mund t’ia hedhësh lehtë:

“Këtu, po të kapën, bën 24 orë në qeli e del”. Me këto fjalë u mbushte mendjen të tjerëve për të shkuar në Itali për të bërë vjedhje e grabitje.

 

Krimet për të cilat akuzohet banda janë 14 vjedhje në banesa, 15 në pika karburanti dhe dy grabitje në shtëpi. Gjithsej janë 31 goditje brenda një muaji të vetëm nga ana e bandës shqiptare që ishte vendosur në Melzo.

Pas grabitjes së kryer në një pikë karburanti në Cernusco sul Naviglio, në janar shqiptarët kryen goditje të tjera në Milano, Lodi, Brescia, Bergamo e Monza.

Nga vjedhjet e bëra banda grumbulloi 200 mijë euro, përveç objekteve të vjedhura në banesat e viktimave.

Paratë çoheshin në Shqipëri, me dërgesa apo duke i çuar personalisht çdo javë.

Gjithmonë nga përgjimet e kapobandës del një tjetër bisedë me bashkëpunëtorët, të cilëve u thoshte se ai kishte “radhë personash që donin të vinin në Itali”, sepse aty rrezikohet pak dhe fitohet shumë.

Tani me siguri që do të ketë ndryshuar mendim, pas verifikimit të krimeve të kryera me bandën e tij.

© SYRI.net

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...