Në mungesë të një shtatore me rastin e 100 vjetorit të pavaresisë”

Nga Ndue BACAJ

Malesia e Madhe , treva simbol e shqiptarise është ai kopsht i madh Ilir,ajo çerdhe e pamposhtur lirie e identiteti që zogjtë e shqipes me gjakun dhe heroizmin e tyre shkruan faqet më të lavdishme të races sonë ndër shekuj. Historia jonë është e gjatë sa vete jeta njerzore në keto troje që na fali Zoti që ne agimin e jetes. E Natryrisht një treve simbol si

Malesia e Madhe ka pasur gjithmon simbolet e veta ,të cilat e kanë frymzuar e drejtuar në qendresen e shpesh edhe mbijetesen që suallen shekujt… Por gjysma e dytë e shekullit 19-te dhe ajo e fillimit të atije te 20-te jane ato kohe të cilat shpetuan ketë Shqiperi e Shqiptari që

kemi sot .. Pa dyshim një ndër simbolet më sinjifikative të Grudes ,Malesise Madhe e krejt Shqiptarisë ka qenë Tringë Smajlja , vajza e bajraktarit famëmadh të Grudes Smajl Martini (Ivezaj)…Heroina Tringë Smajlja, më shumë i ngjante një Zane Mali që kishte jo vetem trajta njerzore të races sonë ,por edhe hyjnore si vetë zanat, që nuk u kanë mungur kurrë trojeve

tona . Tringe Smajlja lindi në vitin 1870 ,pra në ato kohe kur era e barutit ,dhe jehona e kulles së Vranines ende nuk ishin shuar nga trojet tona që pushtuesi shekullore otoman kerkonte ti a bënte dhurat Europes plakë ,per të kenaqur disi grykesine e fqinjeve sllave ,ose dores së zgjatur të Rusisë në Ballkan. Natyrisht me ketë hesapë të otomaneve nuk ishin dakord të

zotet e ketyre trojeve (Shqiptaret),ku një ndër keta ishte edhe babai i Tringes, Smajl Martini ,i cili kishte qënë një ndër ideuesit dhe udhëheqësit e të gjitha organizimeve me pushke e pendë ,në mbrojtje të Malesisë e Shqiperisë.. Smajl Martin Ivezaj , per asnjë moment nuk kishte lënë pasdore edhe kujdesin aterore per të rritur e edukuar si atdhetare të flakte dy djemt e tij Zefin dhe Gjonin ,si dhe Tringen e vogel ,e cila dallohej jo vetem per zgjuarsin e

moshes ,por edhe per bukurin e hijeshin që vetë Krijuesi u kishte falur femrave e mashkujve te races sonë.. Smajl Martini së bashku me prijes të tjere të Malesise e Shqiperisë,duke parë rrezikun që u kanosej trojeve të Malesise Madhe natyrale e më gjerë , jo vetem mori pjesë

në protesta e memorandume “paqsore”,por edhe në ato me pushkë në dorë. Keto momente janë të shumta ,por ne po kujtojmë disa që janë më sinjifikativet ku “godet” fuqishem mendja dhe zemra e Smajl Martinit… Po e fillojmë me një “evenimet” festimi ku ky prijes popullorë së bashku me “sivllanë”e tij musliman , grudasin Haxhi Ahmet Nika , pasi marrin edhe mendimin e famulltarit të Grudes ,vendosin të bashkojnë shtepiat e Grudes në një festë të perbashket fetare që në vitin 1871 ,duke unifikuar keshtu si festen kryesore të krejt bajrakut të Grudes , atë që sot njihet si Zoja e Grudes ..*1*. Pas kesaje ne po rendisim, disa

nga ngjarjet apo momentet kryesore të Grudes ,Malesisë e Shqiptarisë që fillojn në vitin e Lidhjes së Prizrenit e vazhdim,me qellim që të kujtojmë mjedisin dhe atmosferen liridashese e patriotike në të cilen u lind , u rritë e burrerua heroina –zane e Grudes ,Malesisë e Shqiperisë Tringe Smajlja…

Duke parë planet e Europes plakë ,e cila po pergadiste Kongresin famkeq të Berlinit (1878) që

do të ligjeronte traktatin e Shen Stefanit , Smajl Martini ishte nga ata burra që pergaditen me mençuri protesten e dates 9 maj 1878 të popullsise së Shkodres,Potgorices,Shpuzes,Zhabajakut,Tivarit ,Ulqinit , Grudes ,Kelmendit ,Hotit e Kastratit

,drejtuar ambasadorit të Frances në Stamboll ,kunder aneksimit të tokave shqiptare nga Mali i Zi . *2*. Perseri kemi Protesten e dates 15 qershor 1878 të popullsise së Potgorices ,Shpuzes ,Zhabjakut dhe të krahinave të Grudes ,Trieshit dhe Kuçit , Drejtuar kongresit të Berlinit ,kunder leshimit të trojeve shqiptare Malit Zi ,si dhe kunder akteve barbare të kryera prej autoriteteve malazeze . Kjo protestë është e firmosur ndër të tjerë dhe nga grudasit

Baca Kurti dhe Pllum Gjeka si bashkepuntoret më të afert të Snmajl Martinin ..*3*. (Pasi ai

merrte pjese në një protest tjeter më të madhe të Shqiperisë së mesme dhe asaj të veriut). Është pikrisht protesta e po kesaje date (15 qershor 1878 ) , e cila nenshkruhej në emer të Shqiperisë Mesme e të Veriut ,dhe në mes shumë firmave të patrioteve të njohur shqiptarë dhe malsorë janë edhe nenshkrimet e Dedë Gjon Lulit e Çun Mules (Hot) ,Ujk Giles (Kelmend ), Gjel Vuksanit (Kastrat ) ,Marash Dashit (Shkrel),Mark Lules (Shal) edhe ai i Smajl Martinit.

Kjo protest u dergohet Fuqive te Medha kunder aneksimit të trojeve shqiptare nga fqinjet…*4*. Vetem një ditë më vonë ,me 16 qershore (1878) perseri i dergohet një note Proteste Kongresit të Berlinit ,të cilit i kerkohet të mos zbatohet traktati i Shen Stefanit ,që i

akordonte Malit Zi zmadhime me trojet e Shqiperisë Veriore ,domethene edhe me portet adriatike të Tivarit dhe Ulqinit ,së bashku me kalatë dhe pozicionet strategjike si Potgorica dhe Shpuza që kanë qenë gjithmon të ketije vendi

( Shqiperise …N.B.),dhe i kanë sherbyer per tu mbrojtur kunder armikut…Një ndër firmat më të rendesishme të kesajë proteste është edhe ajo e Smajl Martinit të Grudes…*5*. Smajl Martini si patriot i klasit parë “miraton“ 14 pikat e programit të Lidhjes së Prizrenit per ruajtjen e tersisë teritoriale të Shqiperise natyrale, dhe në emer të perfqesuesve të Grudes nenshkruan vojvoda famëmadh Baca Kurti..në Prizren me 2 korrik 1878…*6*. Mbasi rreziku i

coptimit të trojeve të Grudes e Hotit po afrohej pa meshirë, krenet e ketyre dy maleve apo krahinave pergadisin një protest të veçantë të dates 21 shtator 1879 që u drejtohet fuqive

të medha ,kunder leshimit të çdo pellembe toke të tyre Malit Zi . Ata deklerojne se janë të gatshem të mbrohen me lufte deri në vdekje … Prtotesta në mes shumë nenshkrimeve ka

edhe atë të Smajl Martinit dhe nipit të tij Sokol Baci …*7* ,që per hirë të vertetes duhet theksuar ,se ishte më i shkolluari nga të gjithë krenet e trojeve tona ,ndaj shpesh edhe në heshtje (edhe pa nenshkrim) ai duhet të ketë qenë të pakten perpiluesi në gjuhet Europiane apo turke të ketyre protestave .. Protestat me shkrim vijojnë edhe gjatë vitit 1880 : Protesta e 01 marsit (1880) u perket Maleve të Hotit, Grudes dhe Kastratit ,dhe i drejtohet

konsullit Austro-hungarez në Shkoder Lipihut, të cilit i kerkohej të informonte qeverin e tij , se Malsoret janë në gadishmeri kunder perandorise osmane , e cila don t’ia dorzojë keto krahina Malit Zi…*8*. Në mbeshtetje të protestes të Hotit ,Grudes e Kastratit të dates një mars

bashkohen edhe krahina apo bajraqe të Rranxave të Malesise Madhe e më gjerë ,të cilet nenshkruajn një peticion që ju a dergojnë fuqive të medha me daten 4 prill (1880) ,ku perveç perfaqesuesve të Hotit, Grudes e Kastratit nenshkruajn edhe ata të Kelmendit, Shkrelit

,Trieshit ,Reçit ,Lohes,Koplikut,Grizhes ,Buz-ujit ,Rrjollit ,Krajes e Kuçit.. . Soldarizim me Protestat e trojeve që rrezikoheshin nga zbatimi i vendimeve famekeqia të Kongresit të Berlinit gjejmë edhe në datat 6 prill , 2 maj dhe 7 maj 1880 ,ku perveç perfaqesuesve të Hotit,Grudes , Trieshit ,Kelmendit e tejrë u shtohen edhe ato të Boges ( në një mal me Kelmendin) dhe ato të Tuzit ,si dhe në keto protesta kundershtohen planet aneksues të

Plaves e Gucise nga Mali i Zi ..*9*. Vlen të theksohet se keto protesta “paqesore” në mbrojtje të trojeve shqiptare të Hotit ,Grudes, Plaves ,Gucise, Shpuzes ,Ulqinit e më gjerë ,janë shoqeruar me beteja luftarake nga më heroiket e deri në ato më tragjiket (pasi siç dihet shume nga keto troje me gjithë qendresen e Malsoreve trima ju aneksuan Malit Zi ) . Me 11

prill 1880 Komiteti nderkrahinore i Shkodres (Dega e Lidhjes se Prizrenit) krijojë shtabin ushtarak në mbrojtje të Hotit ,Grudes ,Kelmendit e trojeve të tjera shqiptare të rrezikuara e të lena hali nga pushtuesi otoman. ,ku në krye të ketije shtabi qendronte ushtaraku shkodran

Hodo Sokoli , në ketë shtabë perveç të tjerve benin pjesë edhe Baca Kurti dhe Smajl Martini nga Mali i Grudes, ku nga ky bajrak kishte në gatishmeri 1100 luftetarë..Perseri me 18 maj 1880 ,komiteti i lidhjes së Prizrenit Shkoder u drejton një notë proteste Konsujve të fuqive të medha (me seli në Shkoder),kunder leshimit të Hotit e Grudes Malit Zi ,si dhe respektimin e të drejtave kombetare të popullit shqiptarë…*10*. Mjerisht në mbrojtje të trojeve shqiptare gjatë vitit të stuhishem 1883 ,ranë heroikisht edhe dy djemt kreshnik të Smajl Martinit ,Zef e

Gjon Smajli, duke e lenë ketë burrë që e kishte falë zoti fisnik e nacionalist ,pa djalë …*11* . Por keto ishin vetem llogarite e armiqeve të Smajl Martinit ,të Malesisë e Shqiperisë, pasi nga

kjo derë do të lindnin burra të tjere që do ta mbanin me nderë e faqe të bardhë Bajrakun e Grudes (kujtojmë nipin e Smajlit ,Bajraktarin pasues të Grudes Dede Niken..e tjer). Pasi

djemt e Smajlit Martinit ranë deshmore ,e gatshme per ti zevendesuar në kuvende e luftë dalngadal do të vinte e bija Tring Smajlja.. Do të vinte ajo që Zoti e kishte falur si mos më të

bukur e më të hijeshme , e kishte falë si simbolin e bukurise e hijeshise të Malit Grudes e më gjerë ,ndaj shumë djem fisnike të bajraqeve apo maleve perreth ndër vite ënderronin per ta

pasur per nuse ketë zanë malit ,që do të dallohej më shenjë per bukuri e hijeshi në logje e në kisha…Por dashuria që i vlonte në gji Tringes ishte më e madhe se per një djale të fisem, ajo dashurin e saje e kishte ruajtur per Gruden ,Malesinë e Shqiperinë ,e kishte ruajtur per keto troje të cilat ruanin brenda edhe amanetin e vellezerve të sajë që kishin rënë deshmore në

lulen e rinisë me të vetmen dashuri në GJI ,atë per Atdheun ,ndaj Tringa beri betimin dhe DHA fjalen se do të ishte jo një burrnesh ,por një burrë trim e fisnik si i Ati e shtepia historike që e lindi ,rriti e burreroi.. Ajo veshi çakciret e xhamadanin ,dhe në vend të stolive e vargjëve të

brezit ngjeshi alltin , rrypin me fishek ,dhe në krahe vuni armen …Pas kesajë Smajl Martini u bë me krahe , pasi ai tashma do të kishte trashigimtarin direkt në kuvende e luftra në mbrotje të trojeve shqiptare ,pasi në ato kohë ai ishte i denuar nga Stambolli dhe ndiqej nga pushtuesi Turke ,i cili në vitin 1886 arrinë ta kap e surgjynos në një kamp të Anadollit ,nga ku ky burrë legjendarë nuk u kthye kurrë më jo vetem i gjalle ,por as i vdekur ,pasi eshtrat e tij pushojnë diku atje largë , duke u lënë ketyre trojeve vetem shpirtin , që nuk kishin mundur

tja internojnë e burgosin kurrë armiqt e shqiptareve… Tring Smajlja në Kuvende e luftra filloi të njihet si një burrë i vertet që i ka hije fjala e pushka , madje urtia e trimeria e saj e benë të njohur pa vonuar. Asajë i zente vend fjala në çdo kuvend burrash, por edhe i tingellonte

pushka mbi armiqt e trojeve tona . Fjala e Tring Smajljes para fillimit të kryengritjes antiturke (1911) kishte një jehone mjaft të madhe në pajtimin e gjagjeve ,ku forcen e kesaje fjale e degjojë edhe vetë trimi kreshnik Dedë Gjon Luli , kur hezitonte të falte gjakun e nipit ,pasi ai

thoshte po të ishte djali i tij do ta falte menjehere ,por Tringa do ti drejtohej: ”Po ti Dede Gjon Luli burri i Hotit na prin e na meson , si mendon me pri kunder rreziqeve që ka Malsia sot ,kur ti nuk po ja fal Malesisë atë djale e atë gjak .” Burri – burrë kur flet ,burri –burrë kur

falë ka mbet në histori të pajtimit te gjaqeve…”. Ashtu veproi edhe Dedë Gjon Luli ,kur burrnesha ,Tringa e Grudes ju drejtua siç dinte veç ajo ,dhe Deda i tha : ”Të kjoftë falë ty e tanë Malesisë, e mos ma zeni per të madhe se ishte nipi e jo djali..” *12* . Në kryengritjen antiotomane që valviti pas 432 flamurin e Gjergj Kastriotit mbi Deçiq të Grudes me 6 prill

1911 , Tring Smajlja ishte jo vetem një burrneshë e patriote që u jepte zemer kryengritesve ,por ishte edhe një luftetare e sprovuar, duke marre pjesë në shumicen betejave me armë në dorë ,madje edhe në luften per marrjen e majes së Deçiqit ajo shkelqeu aq shumë sa Poeti

,Fetari e Atdhetari Gjergj Fishta do te thoshte :” Tringa ja kalonte çdo mashkulli më të mirë në Urti e në Trimni “. E ndersa Populli e therriste Tringa e Grudes apo Tringa e Maleve … Në kryengritjen antiotomane të viti 1911 të Malesise Madhe e më gjerë Tring Smajlja u shqua së

bashku me bashkeluftetaren e sajë (edhe ajo bije Grudet) nusen e djalit të Dede Gjon Lulit Nore Kolen (e bija e Kol Baca Kurtit) jo vetem në luftime direkte ,por edhe në mjekimin e plageve ,në furnizimin me fishekë ,veshmbathje e ushqime e tjer. Tringe Smajlja ishte pjesemarrese direkt edhe në kuvendin historik të Greçes (10 deri 23 qershor 1911)..*13*

,ku fjala e saj ka zenë vend edhe në Memorandumin që kishte në themel një autonomi ,me trajtat e mvehtesise… Mbas perfundimit të kesaje kryengritje (në letrat e kralnive) se në terren ajo nuk pushoi kurrë ,derisa me 28 nentor 1912 që u shpall mvehtesia në Vlore. Por

kjo luftë vazhdoi edhe pasi theu qafen pushtuesi shumeshekullore otoman, madje më e fuqishme u bë pasi fuqit e medha që kishin forcen ,por jo të drejten në konferencen e Londres 1913 ,aneksuan shumë troje Shqiptare nën Malin e Zi ,duke perfshire edhe Gruden . Tring Smajlja nuk gjeti qetësi ,ajo nuk e hoqi armen krahut ,duke luftuar perseri kunder

aneksimit të trojeve të Maleise Madhe e më gjerë. Me intuiten e një Zane të vertet të ketyre trojeve ajo kuptoi se pa shkollim nuk ka as zhvillim e as trashgimi të vertet të historisë ,gjuhes ,dokeve e zakoneve ,prandaj ajo në vitet 1916-1917 sakrifikoje tokat e pasurin e

vetë ,dhe me ato të holla ndihmoje hapjen e shkollave shqipe në Dinosh ,Priften e tjerë ..*14*. Duke rikthyer keshtu edhe një tradite të hershme të shkollave shqipe në Grude ku siç shkruan Zhan Klod Faveirial te Historia (me e vjeter) e Shqiperisë se pranë çdo kishe kishte një shkollë ..*15* , gjë që e verteton edhe imzot Pjeter Bogdani në letrat e tije të shekullit 17-të që i dergonte Selisë së Shenjtë…*16*. Me daten 2 nentor të vitit 1917 Tring Smajlja nderroi jetë , duke i lenë kesaj toke veprat e saja të shumta atdhetare . Varri i saje mjerisht

u shkaterrua dy vjet pas vdekjes nga ushtria e një krijese artificiale (Mbreterise Serbo-Kroate-Sllovene) ku bente pjese pa emer edhe Mali i Zi ,por që gjithsesi i shkaterruan varrin , por jo veprat dhe kontributin e Tring Smajles per liri, mvehtesi dhe per një Shqiptari në Europen që i perkasim. Edhe shteti shqiptare (Presediumi i Kuvendit Popullore) duke parë kontributin e kesaj heroine per Shqiperinë , e pati dekoruar me urdherin “Per Veprimtari

patriotike “ të klasit dytë…*17*. Por mjerisht në muzeumin e pamvaresisë në Vlore ,me dashje apo padashje portreti dhe vendi i saj është ngaterruar me një veprimtare tjeter..*18*. Tring Smajlja nuk ishte thjesht një luftëtare per liri e troje të veta ,ajo ishte shumë më shumë ,që siç shkruante që në fundin e shekullit 17-të Kryeipeshkevi i Tivarit Vinçenc Smajeviku ,(që

organizoi e drejtoi Kuvendit e Arbenit 1703 me inisiativen e Papes me origjin shqipatare, Papa Klementi XI ), malet Shqiptare prodhojnë pa prajtë Zhana D’Ark e Amazona si asnjë vend tjeter.. Në Shqiperine e jugut edhe sot ngrihet në qiell e nderohet Marigo Pozo ,që thuhet se

ka qendisur flamurin e ngritur në Vlore me

28 nentor 1912 ,me rastin e shpalljes se pamvaresisë, (por pa berë asgjë tjeter) ,ndersa Tring Smajlja është ajo burrnesh që nuk i mungoi as kuvendit ,as betejave per liri e flamur. Ne Malsoret në veçanti e ata të veriut të Shqiperise në pergjithsi nuk kemi pasur nevoje të

qendisim apo bojatisim flamujë ,pasi i kemi ruajtur ata si gjërat më të shtrenjta ,ndaj nga një flamur kombetare të Gjergj Kastriotit Skenderbeu e kishin në shtepi shumë familje patriote Malesore ,dhe padyshim një flamur i tillë ishte ruajtur edhe në shtepinë e babes së Tringes Smajles , Smajl Martinit …

Perkujtimi dhe nderimi i kesaj heroine –zanë mali (mirë do të ishte edhe me një shtatore) është një nderim më shumë per ne të gjallet se sa per atë që pushon në altarin e pavdekshem të lavdisë e krenarisë të Shqiptarisë.. Ndaj në ketë vitë të perkujtimit e festimit

të 100 vjetorit të shjpalljes se pavaresise të Shqiperisë me gjithë zemer duhet të themi ; FALEMINDERIT GRUDË QË I FALE SHQIPERISË, TRING SMAJLEN…Heroinen e pavdekshme të shqiptarisë..

*.Publicist -Studiues

REFERENCAT :

*1*.Malesia dhe Fiset e saje ,Lulash N.Palushaj ,fq.254-255

*2*.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare ,Akademia e Shklencave (Instituti i historise),Tirane 1978. fq.12-13.

*3*.Po aty ….fq.30-31

*4*.Po aty…. fq. 31-32

*5*.Po aty… fq. 33-37

*6*.Po aty …fq.55-57

*7*.Po aty….fq.92-93

*8*.Po aty ….fq. 97-98

*9*.Po aty ….fq. 100

*10*.Po aty ….fq. ,Shkodra dhe Motet .I . Hamdi Bushati ,fq.431-434 .

*11*. Gazeta “ 55” e dates 31 korrik 2004 (Gjeke Gjonaj ) Tring Smajlja Heroin e Malsise fq.18

*12*. Malesia dhe Fiset e saje (Lulash N. Palushaj ) fq.132-133

*13*. Gazeta “ 55” ,e dates 31 korrik 2004 e siper cituar..

*14*. Po Aty ,Gazeta “55”

*15*.Historia (me e vjeter ) e Shqiperise ,Zhan Klod Faverial ,fq.357 .

*16*. Pjeter Bogdani ,Letra dhe Dekumente ,pergaditi Odette Marcquet Shkoder1997 .

*17*. “Heronj ,deshmore dhe luftetare te lirise (1830 deri me 7 prill 1939 “ Vehbi S.Fishta .fq. 66.

*18*.Gazeta “Standard” Dt.04.11.2006 ,fq.21 (Gezim Llojdia ).

Voo: Per te realizuar kete shkrim kam shfrytezuar edhe trashigimit gojore të mbledhura nga e ndjera nena ime , bijë Gjolajsh-Grude.