Një djalë i ri ndërroi jete mesditën e sotme në lagjen nr 14, Shkozet, Durrës. Ai u përfshi në një aksident me motorr që pasi humbi kontrollin u përplas me shtyllën.

Burimet nga policia thanë se viktima është Fatos Jaupllari me origjinë nga Skrapari dhe me banim në Durrës.

Momentet e para që kanë filmuar qytetarët nga vendi i ngjarjes janë tragjike. Gjaku ka mbuluar vendin dhe trupi i të riut shtrihet në asfalt pas përplasjes fatale.

Në vendngjarje ka shkruar grupi hetimor, i cili ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet. Paraprakisht dyshohet se motiv ka qenë shpejtësia e lartë,

duke bërë që drejtuesi të humbiste kontrollin.

Vetëm gjatë javës së fundit, në Durrës janë shënuar tre aksidente, dy prej të cilëve me vdekje.