Një 15 vjeçar nga Tirana ka prerë damarët ditën e sotme brenda banesës së tij në Shkozë. Sipas raportimeve të policisë ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa adoleshenti ndodhej në gjendje të dehur. 15-vjeçari me inicialet A.N

është dërguar në spitalin e fëmijëve, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi;

Informacion paraprak.
Më datë 14.03.2018, në Shkozë, në banesë, në gjendje të dehur, ka prerë damarët e duarve shtetasi i mitur A.N, vjeç 15, i cili ndodhet në spitalin e fëmijëve nën kujdesin e mjekeve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.