Vllaznia e ka gati formacionin anti- Partizani. Ja kush do luajë në vend të Orelesit

Mungesa e Orelesit në ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit, padyshim që konsiderohet e rëndësishme për skuadrën e Vllaznisë.

E ka pranuar edhe vetë trajneri Gjoka në prononcimin e sotëm për mediat. Me nigerianin në formacioni, kuqeblutë kanë krijuar një stabilitet.

Megjithatë stafi teknik tashmë i ka marrë masat për ta zëvendësuar. Burime pranë tij bëjnë të ditur se do ketë një zëvendësim “kokë më kokë” në pozicionin ku ai luan.

Çka do të thotë se në vend të Orelesit, do të jetë Tafili. Ai do të formojë dyshen e mesfushës bashkë me Krymin.

Të dy bashkë ata luajtën edhe ndaj Flamurtarit para dy javësh dhe ia dolën me sukses. Pjesa tjetër e ekipit që do të dalë nesër në fushë, pritet të jetë e njëjta me ato të ndeshjeve të fundit.

Pra, me Sherrin në portë, e më pas me Gocajn, Malotën, Berishën e Mersinin në mbrojtje. Për të vazhduar me kapitenin Lika, Çinarin, Vucajn e Sukajn.

Vllaznia s’ka alternativë tjetër nesër veç fitores dhe padyshim që do të tentojë deri në fund ta arrijë këtë gjë.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...