Fotoja e rralle e vizites se Mussolinit ne Shqiperi

Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka ka publikuar në Facebook një foto të rrallë të Benitto Musolinit (Duçes) gjatë vizitës sekrete të këtij të fundit në Shqipëri nga 2 marsi deri më 21 mars 1940.

Një foto e rrallë, e cila mbart në vetvete shumë përmbajtje.

Nëse kërkon sot në rrjet diçka për frontin shqiptar të Luftës Italo-Greke, mund të hasësh në foto edhe të Duçes me trupat italiane,

por në asnjë rast nuk të shfaqet ai përballë “vullnetarëve” shqiptarë në një mënyrë kaq eksplicite.

Pas gati dy vjetësh të pushtimit të Shqipërisë, Benitto Mussolini (Duçe) shkeli për herë të parë vendin tonë.

Qëllimi i kësaj vizite tepër sekret nuk ishte Shqipëria, por fronti i Luftës Italo-Greke ku punët po shkonin keq e më keq. Ardhja e tij e beftë ishte ngritja e moralit të rënë përtokë të trupave fashiste, të cilat po pësonin disfatë pas disfate me grekët. Lajmi i vizitës së Duçes në Shqipëri u bë i ditur vetëm më 10 maj 1941. Duçja  qëndroi në Shqipëri 18 ditë duke vizituar gjithë vijën e frontit të luftimeve. 

Ja çfarë shkruan më konkretisht studiuesi dhe gazetari Armand Plaka në Facebook.

“Një foto e cila më rezulton e papublikuar deri më sot, më bëri jashtëzakonisht përshtypje, pasi edhe pse janë botuar tashmë dossier e albume fotosh në lidhje me frontin shqiptar të luftës italo-greke (duke mos harruar këtu edhe kontributet e dr.

Zamperinit, që u ndodh në ato kohe me shërbim në zonën e Librazhdit e të Elbasanit, e të cilit mediat shqiptare i bënë vend të konsiderueshëm para dy-tre vjetëve), sërish mbetet akoma për të rrëmuar.

Në dukje, ajo ngjan të jetë shkëputur nga një filmim i realizuar me rastin e vizitës së Benitto Mussolinit (Duçe) në Shqipëri, e për këtë arsye, nuk na shfaqet me një cilësi të admirueshme. Për shumëkënd, ndoshta një foto që nuk na nderon, por ajo është pjesë e historisë sonë dhe si e tillë, ia vlen të merret në konsiderate.

Ndërsa fotoja tjetër është tashmë gjerësisht e njohur pasi vjen nga faqet e botimeve te ilustruara italiane të kohës dhe nuk ka nevoje për koment.

Është fakt se Mussolini nga 2 marsi deri më 21 mars 1940 u gjend në Shqipëri duke inspektuar trupat italiane që sulmuan Greqinë. Puna e solli që bashkë me to, të kishte edhe disa trupa shqiptare, të cilët me vonë

dezertuan. Lajmi i vizitës së Duçes në Shqipëri u publikua vetëm më 10 maj 1941, ndërsa ai tashme kishte rreth një muaj e gjysmë që ndodhej në Romë.

Pasi kishte shëtitur thuajse të gjithë jugun e Shqipërisë, duke kaluar nëpër Elbasan, Berat, Vlorë, e madje deri në Ohër, kishte parë të ndërtoheshin rrugë e kishte takuar gjeneralë e ushtarë, kryer vizita nëpër spitale e kishte

qëndruar edhe vetë 24 orë në llogore për të pare nga afër frontin, më 21 mars, kryeministri fashist, i pari kryeministër i një vendi që vizitonte Shqipërinë,  u rikthye në Romë, i dëshpëruar dhe i pakënaqur me ato që pa në frontin e luftës.

Në këtë kuadër, më datë 5 mars, Duçja shkoi edhe në zonën e Devollit, ku inspektoi edhe “vullnetarët” shqiptarë, te cilët u vunë në rresht në një për ta pritur.”

tiranaobserver.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...