Fillon shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Partizani. Klubi shkodran ftesë tifozëve

Ndeshja e nesërme ndaj Partizanit konsiderohet shumë e rëndësishme në kampin shkodran.

Jo më kot, drejtuesit e klubit Vllaznia i kanë bërë thirrje tifozëve për t’i mbështetur në këtë përballje ndaj të kuqve.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Klubi ka bërë të ditur se shitja e biletave të kësaj ndeshje do të nisë që sot në orën 10.00 kur do te

hapen sportelet dhe ato do të jenë të hapura gjatë gjithë ditës dhe po ashtu edhe nesër deri në orarin e ndeshjes.

Në këtë njoftim po ashtu bëhet e ditur se çmimet e biletave do të jenë të njëjta si ato të ndeshjeve të fundit.

Çka do të thotë se në të gjitha tribunat e tjera përveç qendrores, një biletë do të kushtojë vetëm 2 mijë lekë të vjetra.

Ndërsa në tribunën qendrore, çmimet siç dihet janë 5 mijë lekë në pjesët A dhe B të saj dhe 10 mijë lekë në pjesën VIP.

E rëndësishme është që numri i tifozëve të jetë i madh në këtë përballje dhe skuadra e

Vllaznisë në fakt në këto ndeshjet e fundit ka treguar një nivel të pëlqyeshëm futbolli dhe për më tepër ka marrë edhe rezultate pozitive.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...