2 gola në 10 ndeshje, Rubini shkodran flet pa “doreza”: VLLAZNIA në zemrën time, synoj ftesën e Panuccit

U largua nga Shqipëria në merkaton e verës për t’u transferua në Slloveni me skuadrën e Domzales. Rubin Hebaj, sulmuesi shkodran i Kombëtares së Shpresave ka dhënë një intervistë ekskluzive për newsport.al.

19-vjeçari ka treguar aventurën e tij larg Superligës, teksa në 10 ndeshje ka arritur të shënojë 2 gola. Prej disa muajsh larg vendit tonë, por sigurisht kokën e mban prapa gjithmonë për të parë atë që ndodh në kampionatin shqiptar.

Dashuria e tij është Vllaznia dhe këtë e thotë pa hezitim. Ai analizon në tërësi Superioren dhe në fund ndalet edhe te ngjarja e frikshme që në ndodhi në Shkodër, teksa trajneri Gjoka u sulmua me thikë.

Vetëm 19-vjeç, por mendimet e tij janë të maturuara. Në fund tregon edhe ëndrrën prej shqiptari: Të marrë një ftesë nga Christian Panuçi.

– Nga Shqipëria në Slloveni. Si ka shkuar aventura juaj Rubin dhe a jeni i kënaqur me skuadrën?

Të them të drejtën, jam i kënaqur pavarësisht disa dëmtimeve të vogla që kam kaluar kohët e fundit. Besoj që me punë dhe pak fat do të vijë dhe shkëlqimi im maksimal.

– Jeni aktivizuar në 10 ndeshje ku keni shënuar 2 gola. Çfarë prisni dhe ç’synoni në të ardhmen?

Nuk besoj që i kam marrë më të mirën këtij kampionati deri tani, por për ato minuta që kam pasur në dispozicion, kam dhënë maksimumin dhe kjo është tepër e rëndësishme për mua. Të jap maksimumin gjithmonë dhe normal të arrij të shënoj sa më shumë.

– Vllaznia ishte trampolinë për Europën. Po, Domzale a është trampolinë për një ekip më të madh?

Po, besoj që Domzale ka potencialin e duhur si ekip për të qenë trampolinë shumë e mirë për skuadra më të mëdha në Europë. Këtë e ka treguar dhe e shkuara me shumë talente që janë shitur në ekipe shumë të mira në Europë dhe më gjerë.

– Si është atmosfera brenda skuadrës?

Atmosfera është shumë e mirë dhe në skuadër ndihem i lumtur. Po pres momentin të lumturoj veten më tepër me gola të tjerë.

– Veç synimeve personale, cilat janë ato në grup?

Me skuadrën synojmë të afrohemi sa më shumë Mariborit dhe Olimpias që kryesojnë kampionatin, pse jo të provojmë vendin e parë në fund të fundit. Gjithsesi objektivi kryesor është të mbajmë fort vendin e tretë dhe të sigurojmë Europën.

– Po Superioren e keni ndjekur?

Po e ndjek gjithmonë, kur më jepet mundësia. Më shpesh ndjek Vllazninë, por të gjitha ndeshjet mundohem t’i ndjek kur kam kohë.

– Ju mungon Vllaznia?

Nuk mund të them që më mungon sepse unë u largova vetë në verë, por Vllaznia do të ngelë gjithmonë në zemër.

– Si iu duket ish skuadra juaj me trajner Ernest Gjokën? Do të arrijë të mbijetojë?

Besoj që Vllaznia do të ketë forcën dhe potencialin të mbijetojë sepse nuk i shkon Vllaznisë gjithë këto vite të vuajë presionin e rënies nga kategoria.

– Po sulmin me thikë ndaj trajnerit Gjoka, si e komenton? A është në kulturën tuaj si shkodranë një veprim i tillë?

Për sa i përket sulmit me thikë të trajnerit Gjoka, nuk kam koment. Nuk besoj që çdo qytetar shkodran nuk e dënon një gjest të tillë sepse nuk i ka hije askujt ajo që ndodhi. U shokova kur dëgjova lajmin të them të drejtën.

– Cungu apo Gjoka?

Nuk mund të veçoj asnjërin sepse me trajnerin Gjoka nuk kam punuar ndonjëherë. Por, si trajneri Cungu, ashtu edhe Gjoka janë ndër trajnerët më të suksesshëm shqiptarë dhe puna e tyre është shpërblyer me sukseset që kanë arritur.

– Europa apo tifozët shkodranë?

Tifozët shkodranë kanë qenë me mua që në hapat e parë të karrierës dhe nuk i harroj asnjëherë, por edhe Europa ka të mirat e veta.

– Ndalemi pak te Kombëtarja. Jeni pjesë e Shpresave U-21. A pretendoni një ftesë nga trajneri Christian Panuçi?
Sigurisht që çdo lojtar e do Kombëtaren. Me ndihmën e Zotit do të arrij atë ëndërr që kam pasur që i vogël. Shpresoj që ajo ditë të jetë sa më e afërt. /Retin TOKA/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...